Kronika

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

Ekipi i kombëtares shqiptare mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar  “Nënë Tereza”.  Në ceremoninë e pritjes është  i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

Në një atmosferë elektrizuese, dhjetra tifozë kuqezinj kanë mbushur ambientet e aeroportit për të pritur ardhjen e ekipit të futbollistëve, që siguroi kualifikimin historik në Euro 2016, pas fitores të së dielës në Armeni.

Simbolet kombëtare kanë veshur kuqezi jo vetëm ambientet e aeroportit, por edhe rrugën që e lidh atë me kryeqytetin, ku dhjetra qytetarë me flamuj në duar mirëpresin djemtë e kombëtares.

Elvis Hyseni, 25 vjeçar nga Vlora tha për ATSH-në se “jam shumë i lumtur dhe nuk kam fjetur gjithë natën me gjithë shoqërinë duke festuar fitoren e kombëtares”. “Kam ardhur bashkë me shoqërinë time që në orët e para të mëngjesit për të pritur djemtë e kombëtares, që na mundësuan kualifikimin në Euro 2016”, shprehet Hyseni i emocionuar. Ndërsa Enea Bozhiqi, nga Tirana me lot në sy thotë se “mezi pres të shoh çunat, kemi gjithë natën që festojmë, mezi presim të shkojmë në Europian”.

rama5Ndërkohë në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ka nisur koncerti festiv me këngë dhe valle, në kuadër të festimeve me të cilat po priten në atdhe djemtë e kombëtares.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button