☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,772 ▲0.63%
DOW 51,265 ▲0.17%
NASDAQ 27,435 ▲0.9%
NAFTA 90.21 ▼0.99%
ARI 4,157 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,284 ▼ -0.04% ETH $2,698 ▼ -0.18% XRP $1.4917 ▼ -0.66% SOL $119.6200 ▼ -1.68%
S&P 500 7,772 ▲0.63 % DOW 51,265 ▲0.17 % NASDAQ 27,435 ▲0.9 % NAFTA 90.21 ▼0.99 % ARI 4,157 ▼0.13 % S&P 500 7,772 ▲0.63 % DOW 51,265 ▲0.17 % NASDAQ 27,435 ▲0.9 % NAFTA 90.21 ▼0.99 % ARI 4,157 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Sporti

Kombëtarja U-21 barazon me Ukrainën, Dodaj e Maksuti protagonistët e sfidës

Shqipëria U21 barazoi 2-2 në ndeshjen miqësore me Ukrainën U21, në sfidën e luajtur në “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në Eger të Hungarisë. Skuadra kuqezi zhvilloi një ndeshje mjaft pozitive, duke qenë dominuese në pjesën më të madhe të takimit.

Trajneri Endri Zjarri e nisi ndeshjen me këtë formacion: Alain Taho, Aurel Marku, Ervin Bashi, Numan Ajeti, Arlind Kurti, Etnik Brruti, Mattia Huqi, Luan Simnica, Omer Bajraktari, Ermir Rashica dhe Kevin Dodaj. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Samuel Sina, Krist Gecaj, Aidon Shehu, Gabriel Kulla, Ergis Arifi, Erald Maksuti, Fabjan Përndreca dhe Benjami Dibrani.

Ndeshja nisi mirë për kuqezinjtë, të cilët patën disa mundësi të mira për shënim. Në minutën e 18-të, Shqipëria gjeti rrugën e rrjetës me Kevin Dodajn. Pjesa e parë u dominua nga skuadra e Zjarrit, e cila mund të kishte shënuar edhe më tepër.

Në fraksionin e dytë, saktësisht në minutën e 55-të, Ukraina fitoi një 11-metërsh, i cili u kthye në gol nga Oleksii Talpa. Vetëm dy minuta më vonë, Dmytro Bohdanov përmbysi rezultatin, duke i dhënë avantazhin Ukrainës.

Por Shqipëria nuk u dorëzua dhe pas disa mundësive radhazi, në minutën e 90-të, Erald Maksuti ktheu në gol një harkim nga këndi, duke vendosur baraspeshën. Kuqezinjtë mund të kishin shënuar edhe në minutat shtesë me Kullën, por në fund gjithçka u mbyll në barazim 2-2.

Një test i mirë për Shqipërinë U21, që vijon punën për finalet e Kampionatit Europian U21, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në vendin tonë.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.