☁️
Tiranë 27°C · Vranët 16 June 2026
S&P 500 7,554 ▲1.65%
DOW 51,671 ▲0.92%
NASDAQ 26,684 ▲3.07%
NAFTA 78.70 ▼2.54%
ARI 4,353 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $66,380 ▲ +0.97% ETH $1,774 ▲ +3.26% XRP $1.2331 ▲ +4.23% SOL $74.4500 ▲ +4.37%
S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 78.70 ▼2.54 % ARI 4,353 ▲0.03 % S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 78.70 ▼2.54 % ARI 4,353 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
16 Jun 2026
Breaking
Arte

Komedia “Martini”, që trajton lirinë personale, marrëdhëniet familjare dhe vetminë, premierë në teatrin “Bylis”

Komedia “Martini” shënoi premierën këtë sezon në skenën e teatrit “Bylis” në qytetin e Fierit. Vepër e autorit të njohur Odise Plaku erdhi në skenë me regji nga Adelina Muça. Komedia “Martini” është historia e dy grave, Laura dhe Media, të cilat me humor, kujtime dhe ëndrra të parealizuara zbulojnë anët më të fshehta të vetes. Një takim i zakonshëm mes dy mikeshash të vjetra shndërrohet në një udhëtim plot të qeshura, rrëfime të sinqerta dhe situata të papritura, ku publiku do të gjejë pjesë nga vetja, familja dhe përditshmëria e tij.

Me interpretim nga Adelina Muça dhe aktorja Julia Ilirjani u soll për publikun dhe një nga komeditë e veçanta të sezonit teatror. Përmes një gjuhe të gjallë skenike dhe dialogëve të mprehtë, autori Odise Plaku trajton tema universale si liria personale, identiteti, marrëdhëniet familjare, vetmia dhe dëshira për të jetuar jetën sipas zgjedhjeve të veta.

Komedia ndërton situata, ku e qeshura vjen natyrshëm, por pas saj fshihet një reflektim i thellë mbi jetën dhe sfidat e njeriut bashkëkohor. Regjisorja Adelina Muça solli në skenë me këtë shfaqje një koncept dinamik dhe plot ritëm, duke vendosur në qendër fuqinë e interpretimit aktorial. “Martini” është një komedi, që nuk kufizohet vetëm te argëtimi. Ajo fton publikun të reflektojë mbi lirinë individuale, mbi ëndrrat e lëna pezull dhe mbi nevojën që secili të gjejë hapësirën e vet për të jetuar i lirë. Shfaqja u vu në skenë në datat 11, 12 dhe 13 qershor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.