☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,644 ▼ -1.9% ETH $2,684 ▼ -2.59% XRP $1.4831 ▼ -3.58% SOL $119.3300 ▼ -2.29%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Bota

KOMENT – BH voton, ndërsa fuqitë e huaja përplasen për ndikim

– Bosnje-Hercegovina (BH) zhvillon nesër zgjedhjet e përgjithshme, të cilat mund të ndikojnë në përpjekjet e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por edhe në ndikimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë mbi këtë shtet të vogël ballkanik, sipas Reuters.

Zgjedhjet e 4 tetorit do të përcaktojnë presidencën, parlamentin dhe organet rajonale.

Frustrimi i votuesve është rritur për shkak të ngadalësimit ekonomik, ritmit të ngadaltë të bisedimeve për anëtarësimin në BE dhe një krize politike që kërcënon të thellojë ndarjet në vendin me rreth 3 milionë banorë.

BH, ish-republika më e larmishme etnikisht e Jugosllavisë, ka luftuar për t’u rimëkëmbur që nga lufta e viteve 1992-1995, e cila e ndau vendin përgjatë linjave etnike.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, popullsia e saj ka ardhur në rënie për 25 vjet, ndërsa investimet e huaja kanë ngecur, korrupsioni ka vazhduar dhe të rinjtë janë larguar në kërkim të mundësive më të mira jashtë vendit.

Votuesit thonë se duan të largohen nga retorika përçarëse e viteve të luftës, por politika duket se ka mbetur e bllokuar.

Kandidatët rrallë bëjnë fushatë përtej bazës së tyre kryesore gjeografike.

Damiri, 47 vjeç, nga Sarajeva, tha se shpreson që zgjedhjet të sjellin investime të huaja, reforma në drejtësi dhe fundin e segregimit etnik.

“Pres pak më shumë angazhim nga Evropa… Shpresoj që ata të kuptojnë se ne jemi tashmë pjesë e Evropës dhe do të mbetemi të tillë”, tha ai, duke refuzuar të jepte emrin e plotë.

Strukturë komplekse votimi

BH është e ndarë në dy entitete, Republika Srpska, e dominuar nga serbët, dhe Federata e Bosnje-Hercegovinës, e dominuar nga boshnjakët dhe kroatët, të cilat lidhen përmes një qeverie qendrore të dobët.

Marrëveshjet e paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, që i dhanë fund luftës dhe krijuan strukturën e shtetit, kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes, por janë kritikuar gjithashtu se kanë zgjatur ndarjet etnike.

“Votuesit shqetësohen më shumë për çështje që shkojnë përtej ndarjes etnike, si korrupsioni dhe ritmi i ngadaltë i anëtarësimit në BE”, tha Mario Bikarski, analist i lartë për Evropën në kompaninë e inteligjencës së rrezikut “Verisk Maplecroft”.

Votuesit do të votojnë nesër për presidencën kolektive treanëtarëshe të vendit dhe parlamentin kombëtar, si dhe për zgjedhjet legjislative në dy entitetet federale.

Rezultatet paraprake pritet të fillojnë të publikohen nga e hëna.

Në zgjedhje përballen partitë rivale nacionaliste etnike, SDA-ja boshnjake, SNSD-ja serbe dhe HDZ BiH-ja kroate, me koalicione opozitare shumëetnike të udhëhequra nga Partia Socialdemokrate (SDP).

Sipas platformës së monitorimit “Poliwave”, SDA-ja pro-evropiane kryeson ngushtë në nivel kombëtar me 21,4%, e ndjekur nga SDP-ja me 16,7%.

Në Republikën Srpska, SNSD-ja, partia e drejtuar nga lideri separatist Milorad Dodik, i cili kërkon të ruajë lidhje të ngushta me Serbinë dhe Rusinë, kryeson me 34,2%.

Kriza politike dhe përplasjet për pushtet

Fuqitë e mëdha kanë kërkuar prej kohësh të rrisin ndikimin e tyre në Bosnje, e cila ndodhet mes kufirit lindor të BE-së dhe Serbisë, aleate e Rusisë.

BE-ja po përpiqet të zgjerojë anëtarësimin e saj në të gjithë Ballkanin, megjithëse përparimi ka qenë i ngadaltë.

Rivaliteti u bë veçanërisht i dukshëm vitin e kaluar, kur një gjykatë boshnjake dënoi liderin serb Dodik me një vit burg për kundërshtimin e urdhrit të një përfaqësuesi ndërkombëtar të paqes.

Dënimi më vonë u zëvendësua me gjobë.

Rusia e mbrojti Dodikun, pjesërisht sepse policia shtetërore refuzoi të ndërhynte në bastionin e tij serb për ta arrestuar, ndërsa atij i është ndaluar kandidimi për poste publike.

Ndërkohë, SHBA-ja është përpjekur të rrisë ndikimin e saj dhe vitin e kaluar hoqi sanksionet ndaj Dodikut në përpjekje për të zbutur marrëdhëniet.

Federata Boshnjako-Kroate po avancon një projekt tubacioni prej 1,5 miliardë dollarësh për importimin e gazit natyror nga SHBA-ja, i cili do të drejtohet nga një kompani me lidhje me administratën Trump.

Nisma ka shkaktuar shqetësime te zyrtarët e Bashkimit Evropian, të cilët paralajmëruan se përzgjedhja e kompanisë nuk kishte transparencën konkurruese që kërkohet në kuadër të procesit të anëtarësimit të Bosnjës në BE.

Uashingtoni është përplasur gjithashtu me Brukselin për rolin e Përfaqësuesit të Lartë, mbikëqyrësit ndërkombëtar që zbaton ligjet e Marrëveshjeve të Dejtonit. Christian Schmidt, ish-ministër i qeverisë gjermane, dha dorëheqjen në maj nën presionin e SHBA-së.

Vakanca e krijuar prej largimit të tij ka shkaktuar një përplasje diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brukselit. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.