🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,674 ▼ -0.58% ETH $2,435 ▼ -0.75% XRP $1.3062 ▼ -2.62% SOL $105.0200 ▼ -1.55%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Bota

KOMENT – Franca në ditën e provës pas bashkimit të zemërimit mes të rinjve dhe jelekverdhëve

PARIS, 17 tetor /ATSH-AFP/ – Një e shtunë mobilizimi për të bashkuar zemërime të ndryshme: ish-jelekverdhët, nxënësit e shkollave të mesme, studentët, aktivistët e klimës dhe madje fermerë janë thirrur të mblidhen për një ditë protestash të formave të ndryshme kundër kostos së lartë të jetesës, me bllokime rrugësh dhe demonstrata, përmasat e të cilave është e vështirë të parashikohen.

Në orën 08:00, rreth 20 persona ngritën një barrikadë me kosha mbeturinash dhe paleta të mëdha, pranë qendrës tregtare ”Leclerc”, në lagjen ”Cleunay” të Rennes.

Julie, studente, tha se ishte “aty për të shpëtuar shërbimet publike” dhe për të shprehur “mbështetje për nxënësit e shkollave të mesme kundër dhunës policore”.

“Duhet më shumë para për shkollat dhe spitalet dhe më pak për ushtrinë”, shtoi ajo.

Asnjë protestues nuk ishte i pranishëm në pikën e pagesës së urës së Ile de Re dhe as në një urë të unazës rrugore që mundëson kalimin e lumit Garonne në Bordo, ku ishin njoftuar aksione.

Gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale, thirrja për ringjalljen e lëvizjes së jelekverdhëve, e cila kishte shënuar mandatin e parë të Emmanuel Macron, është ndërthurur me protestat e nxënësve dhe studentëve për kushte më të mira studimi, duke rikthyer në krye të agjendës politike çështjen e vendit që u ofrohet të rinjve në shoqëri.

“Shumë prej tyre ende nuk kanë të drejtë vote, ndaj rrugën e marrim ne” dhe “të prekësh fëmijët do të thotë të na prekësh të gjithëve”, thuhet në thirrjen për mobilizim të publikuar në faqen 17octobregiletjaune.net, e cila u bën thirrje edhe banorëve të lagjeve, fermerëve, punëtorëve dhe pensionistëve të dalin në rrugë, në rrethrrotullime ose pranë pikave strategjike.

Përmasat e mobilizimit mbeten të vështira për t’u parashikuar, në ditën e parë të pushimeve shkollore dhe në një kohë kur një front i përbashkët sindikal ka bërë thirrje për protesta dhe grevë më 5 nëntor për punonjësit e sektorit publik dhe privat, veçanërisht për pagat dhe shërbimet publike.

“Qeveria duhet të japë përgjigje politike për buxhetin e saj, për çështjen e pagave dhe për ngrirjen e çmimeve të karburanteve”, deklaroi Agathe Le Berder, anëtare e byrosë konfederale të sindikatës CGT, e cila mbështet aksionet aty ku “do të plotësohen kushtet”.

Rreth 1 500 aksione, demonstrata ose bllokime janë njoftuar në të gjithë Francën në faqen e internetit të dedikuar për këtë mobilizim.

Ato përfshijnë protesta, grumbullime në rrethrrotullime, simbole të Francës periferike dhe të lëvizjes së jelekverdhëve të viteve 2018-2019, barrikada filtrimi ose bllokime që mund të prekin stacionet e trenave, urat, pikat e pagesës së autostradave, pikat e karburantit, rafineritë dhe depot e naftës.

Emmanuel Macron bëri të premten, nga Brukseli, një thirrje “për qetësi”, duke vlerësuar se “e drejta për të protestuar” duhet të shoqërohet me “respekt”, pa “fyerje” dhe pa “shkatërrime”.

“Priten incidente në marshime, veçanërisht në Paris dhe në qytetet e mëdha”, ndërsa “aksionet e bllokimit të akseve kryesore rrugore dhe të infrastrukturave madhore, të rëndësishme e thelbësore, nuk do të tolerohen”, paralajmëroi rrethi i bashkëpunëtorëve të ministrit të Brendshëm, Laurent Nunez.

Sot, granatat trullosëse, përdorimi i të cilave ishte pezulluar gjatë lëvizjes së nxënësve pas incidenteve të rënda, mund të përdoren në rast të “akteve të dhunës urbane jashtëzakonisht të rënda”, sipas ministrit.

Sipas një burimi policor, rreth 150 000 demonstrues priten jashtë zonës metropolitane të Parisit, ndërsa rreth 40 000 në kryeqytet.

Itinerari i marshimit në Paris u diskutua gjatë me prefekturën e policisë. Organizatat studentore dhe të nxënësve të shkollave të mesme, të cilat prej më shumë se një jave kërkojnë të priten nga kryeministri, dëshironin të shkonin “deri te qendrat e pushtetit” në qendër të kryeqytetit, por kjo nuk u autorizua.

Gjatë ditëve të fundit, qeveria është përpjekur të zbusë pakënaqësinë e disa segmenteve të popullsisë: të enjten në mbrëmje u zhvillua një takim i ri me organizatat e nxënësve të shkollave të mesme, i cili sërish i la ata të pakënaqur; u miratua një fond prej 500 deri në 700 milionë eurosh për planin e rimëkëmbjes së sektorit bujqësor për vitin 2027, në një kohë kur është rishfaqur mundësia e mobilizimit të fermerëve; si dhe u zgjatën ndihmat për blerjen e karburanteve./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.