☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,700 ▲0.53%
DOW 52,038 ▲0.07%
NASDAQ 26,435 ▲1.13%
NAFTA 99.08 ▲0.06%
ARI 4,167 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $81,834 ▲ +0.88% ETH $2,392 ▲ +1.16% XRP $1.2975 ▲ +1.87% SOL $103.7400 ▲ +1.47%
S&P 500 7,700 ▲0.53 % DOW 52,038 ▲0.07 % NASDAQ 26,435 ▲1.13 % NAFTA 99.08 ▲0.06 % ARI 4,167 ▼0.34 % S&P 500 7,700 ▲0.53 % DOW 52,038 ▲0.07 % NASDAQ 26,435 ▲1.13 % NAFTA 99.08 ▲0.06 % ARI 4,167 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Bota

KOMENT – Italia drejt masave të ashpra pas trazirave, Meloni shqyrton dekretin e ri të sigurisë

ROMË, 19 tetor /ATSH-ANSA/ – Pas trazirave të ditëve të fundit, shteti do të japë një përgjigje të vendosur, ishte një nga përfundimet e takimit për rendin publik, të cilin, sipas burimeve, kryeministrja Giorgia Meloni e drejtoi në Palazzo Chigi.

Gjatë takimit, sipas burimeve, u krye një analizë e trazirave që janë regjistruar në disa qytete gjatë ditëve të fundit. Sipas analizës së paraqitur në mbledhje, fenomeni është kompleks, me aspekte të reja në krahasim me të kaluarën, edhe atë të afërt, si dhe me një larmi shkaqesh që duhen deshifruar.

Sipas informacioneve që bëhen të ditura, duke ruajtur vullnetin për të garantuar lirinë e shprehjes së mendimit dhe të drejtën për të zhvilluar lirisht manifestime paqësore, në takimin qeveritar u riafirmua vendosmëria e shtetit për të dhënë një përgjigje të fortë, me vëmendje të veçantë ndaj luftës kundër sjelljeve delinkuente dhe kriminale.

Siç shpjegojnë burime të ndryshme, qeveria po studion zgjidhje teknike për të shtrënguar masat, disa prej të cilave janë parashikuar tashmë në një projektligj për sigurinë që po shqyrtohet në Senat.

Po shqyrtohen gjithashtu masa për bllokimet e rrugëve.

Mundësia e miratimit të një dekreti ligjor është konkrete, bëhet e ditur, dhe ai mund të shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave brenda një kohe të shkurtër, ndoshta që nesër.

Zyrat ligjore po shqyrtojnë gjithashtu, sipas informacioneve, propozimet e forcave të policisë për të identifikuar ndërhyrje të tjera që do të rrisin efektivitetin e veprimtarive të parandalimit dhe të luftës kundër këtyre fenomeneve.

Takimi zgjati rreth një orë e gjysmë.

Përveç Melonit, morën pjesë zëvendëskryeministrat Matteo Salvini, nëpërmjet video-lidhjes, dhe Antonio Tajani, ministrat Matteo Piantedosi, Guido Crosetto, Francesco Lollobrigida, nënsekretarët e Presidencës së Këshillit, Alfredo Mantovano dhe Giovanbattista Fazzolari, drejtuesit e Policisë, Karabinierëve dhe ”Guardia di Finanza”-s, si dhe drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës.

Në orët e vona të pasdites ose në mbrëmje pritet një tjetër takim, për buxhetin, me Melonin, liderët e tjerë të shumicës qeverisëse dhe ministrin e Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti.

Vendimi i Melonit për të thirrur mbledhjen erdhi në të njëjtat momente kur, në zemër të Milanos, grupe të mëdha të rinjsh shkaktuan një valë të re dhune, pas një sërë bisedimesh me Matteo Salvinin dhe Antonio Tajanin, gjatë të cilave u ndanë shqetësime të forta.

Kryeministrja thirri takimin për të bërë një bilanc të menaxhimit të situatës në sheshe, për të analizuar raportet e shërbimeve të inteligjencës mbi një fenomen që ende duhet kuptuar plotësisht dhe, siç kishte paralajmëruar, për të “vlerësuar instrumente të tjera kundër atyre që shfrytëzojnë manifestimet legjitime për të mbjellë dhunë dhe kaos”.

Në veçanti, po mendohet për norma që lidhen me të miturit, me vetëdijen se për çështje të tilla është i domosdoshëm konsultimi me Presidencën e Republikës.

Ideja që po qarkullon në kampin e qendrës së djathtë është një ndërhyrje e ngjashme me dekretin Caivano.

Ndërsa ”Forza Italia” sugjeron thirrjen e një mbledhjeje të Këshillit të Ministrave në kryeqendrën e Lombardisë, “si një sinjal të pranisë së shtetit dhe të afërsisë e solidaritetit me qytetarët e Milanos dhe me tregtarët e dëmtuar padrejtësisht”.

Një ide që ende duhet të shqyrtohet në nivelet më të larta të ekzekutivit.

Një shtrëngim masash ishte ndërmarrë që në shkurt, pas kaosit në protestën për Askatasuna, me ndalimin parandalues. Një masë që, sipas opozitës, nuk ka funksionuar.

Salvini dëshiron që ajo të shtrihet edhe te të miturit, siç parashikohet në projektligjin që po shqyrtohet në Senat.

Ky projektligj përmban gjithashtu ndjekjen penale kryesisht për plagosjen e një zyrtari të policisë dhe dënimin me burg deri në 5 vjet, si dhe gjobë deri në 15 mijë euro, për dëmtimet e kryera në grup.

Kreu i Legës përmend gjithashtu ndalimin e grumbullimit për personat përgjegjës për akte dhune në grup dhe futjen e veprës penale të dëmtimit në grup, me mundësinë e përdorimit të arrestimit të shtyrë në kohë./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.