☁️
Tiranë 16°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,627 ▲1.42%
DOW 52,424 ▲0.37%
NASDAQ 25,546 ▲1.92%
NAFTA 87.24 ▲1.39%
ARI 3,995 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,278 ▲ +1.24% ETH $2,075 ▲ +1.59% XRP $1.0594 ▼ -0.9% SOL $84.6400 ▲ +2.27%
S&P 500 7,627 ▲1.42 % DOW 52,424 ▲0.37 % NASDAQ 25,546 ▲1.92 % NAFTA 87.24 ▲1.39 % ARI 3,995 ▼0.88 % S&P 500 7,627 ▲1.42 % DOW 52,424 ▲0.37 % NASDAQ 25,546 ▲1.92 % NAFTA 87.24 ▲1.39 % ARI 3,995 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Bota

KOMENT – Qindra shkolla në Itali, Skoci dhe Irlandë në shënjestër të kërcënimeve me bombë

– Qindra shkolla në Itali dhe disa të tjera në Skoci dhe Irlandë, kanë marrë sot një valë kërcënimesh për vendosjen e bombave, në një incident që dyshohet se synon të shkaktojë panik dhe të ndërpresë jetën e përditshme në disa vende të Evropës, sipas “Financial Times”.

Kërcënimet janë regjistruar në një numër të madh institucionesh arsimore në Itali, si dhe në shkolla në Skoci dhe Irlandë.

Ngjarja duket se është pjesë e një vale të re sulmesh të koordinuara, që synojnë të krijojnë pasiguri dhe të pengojnë funksionimin normal të jetës në Evropë.

Sipas Ministrisë italiane të Arsimit, rreth 6,300 shkolla në vend kanë marrë mesazhe kërcënuese me postë elektronike, ku pretendohej se në ambientet e tyre ishin vendosur bomba.

Kërcënimet shkaktuan evakuimin e qindra shkollave, ndërsa prindër të shumtë u drejtuan drejt institucioneve arsimore për të marrë fëmijët e tyre.

Mesazhe të ngjashme janë raportuar edhe në Skoci, Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës.

Në Irlandën e Veriut, më shumë se 300 shkolla kanë marrë kërcënime, ndërsa në Skoci janë raportuar rreth 470 institucione arsimore të prekura.

Ndryshe nga Italia, autoritetet në këto vende nuk e kanë konsideruar të nevojshme evakuimin e shkollave, pasi vlerësuan se mesazhet nuk përbënin kërcënim real për sigurinë publike.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, deklaroi se kontrollet e kryera nga forcat e rendit nuk kishin zbuluar prova për ndonjë rrezik konkret.

Ajo bëri të ditur se kishte thirrur një takim qeveritar me përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe shërbimeve të inteligjencës, për të shqyrtuar situatën dhe për të koordinuar reagimin ndaj kërcënimeve.

Edhe ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, i cilësoi mesazhet si pjesë të një fushate që synon të përhapë frikë dhe të krijojë pasiguri në shoqëri.

Megjithatë, ai paralajmëroi se përgjegjësit mund të jenë si aktorë të huaj, ashtu edhe individë që kërkojnë të shkaktojnë panik.

Mesazhet, me të njëjtin emër të përdorur në kërcënime të mëparshme

Sipas medieve italiane, mesazhet kërcënuese ishin nënshkruar me emrin “Mikhail Andropov”, i cili pretendohej se ishte drejtues i një grupi të panjohur.

Në komunikime përfshiheshin kërcënime për shpërthime në shkolla, si dhe kërcënime ndaj kryeministres Meloni.

I njëjti emër ishte përdorur edhe në kërcënimet me bombë të dërguara, javën e kaluar në redaksi mediatike në Irlandë dhe Bullgari.

Një valë më e gjerë kërcënimesh në Evropë

Incidenti i sotëm, vjen pas një seri kërcënimesh të ngjashme ndaj kompanive ajrore dhe aeroporteve evropiane javën e kaluar.

Mesazhet për vendosjen e bombave në avionë, shkaktuan devijimin e disa fluturimeve dhe uljen e detyruar të avionëve në aeroporte të ndryshme.

Shërbimet evropiane të inteligjencës po bashkëpunojnë për të identifikuar autorët e këtyre incidenteve.

Mes pistave që po shqyrtohen është edhe mundësia e përfshirjes së aktorëve të huaj, përfshirë aktivistë të lidhur me Rusinë, por deri tani nuk është përcaktuar përgjegjësia e ndonjë shteti apo organizate.

Edhe Irani është përmendur si një nga pistat e mundshme në hetimet për incidente të tjera kibernetike në Evropë, por nuk ka prova që e lidhin Teheranin me kërcënimet ndaj shkollave.

Autoritetet në vendet e prekura vijojnë hetimet, për të identifikuar burimin e mesazheve dhe personat përgjegjës.

Ngjarjet kanë rritur shqetësimet për sulmet hibride në Evropë, të cilat mund të përfshijnë kërcënime të rreme, sulme kibernetike dhe veprime, që synojnë të shkaktojnë panik e të pengojnë funksionimin normal të institucioneve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.