☁️
Tiranë 16°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,624 ▲1.38%
DOW 52,436 ▲0.39%
NASDAQ 25,531 ▲1.85%
NAFTA 87.24 ▲1.39%
ARI 3,993 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,320 ▲ +1.27% ETH $2,079 ▲ +1.87% XRP $1.0591 ▼ -0.91% SOL $84.7900 ▲ +2.6%
S&P 500 7,624 ▲1.38 % DOW 52,436 ▲0.39 % NASDAQ 25,531 ▲1.85 % NAFTA 87.24 ▲1.39 % ARI 3,993 ▼0.92 % S&P 500 7,624 ▲1.38 % DOW 52,436 ▲0.39 % NASDAQ 25,531 ▲1.85 % NAFTA 87.24 ▲1.39 % ARI 3,993 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Politika

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri të ditur sot se në platformën “Fol me Kryeministrin” janë regjistruar mbi 1272 qytetarë, ndërsa më shumë se 220 prej tyre kanë marrë përgjigje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu theksoi se është takuar me ekipin që shqyrton mesazhet e mbërritura në platformë dhe përgatit përgjigjet për qytetarët. Sipas saj, kërkesat shqyrtohen për t’u përcjellë përgjigje nga vetë Kryeministri ose institucionet përgjegjëse.

Koçiu sqaroi se për të përdorur platformën, qytetarët duhet të hyjnë në adresën: fol.km.al, të identifikohen përmes “e-Albania” dhe të dërgojnë mesazhin e tyre.

“Zëri yt dëgjohet, merr përgjigje dhe zgjidhje konkrete! Nëse ke një pyetje, kritikë apo një ide që do t’ia thuash Kryeministrit: Hyr në folmekm.al

Identifikohu përmes e-Albania

Ti zgjedh: publik apo anonim

Merr përgjigje të drejtpërdrejtë

Çdo mesazh lexohet dhe merr vëmendjen e duhur, për t’u kthyer në përgjigje dhe zgjidhje konkrete. Deri më tani, mbi 1,272 qytetarë janë bërë pjesë e platformës, prej të cilëve mbi 220 kanë marrë përgjigje. Dritarja e dialogut është e hapur”, shkruan Koçiu.

Platforma “Fol me Kryeministrin” e cila u prezantua pak javë më parë, është një kanal komunikimi online i krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të komunikojnë drejtpërdrejt me Kryeministrin dhe institucionet qeveritare.

“Fol me kryeministrin” parashikon ruajtjen e konfidencialitetit të përdoruesve, duke mos bërë publik identitetin e tyre pa pëlqim, si dhe publikimin periodik të një përmbledhjeje mbi temat e ngritura, përgjigjet e dhëna dhe hapat e ndërmarrë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.