☁️
Tiranë 16°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,643 ▲1.62%
DOW 52,468 ▲0.45%
NASDAQ 25,640 ▲2.29%
NAFTA 87.27 ▲1.43%
ARI 3,999 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,522 ▲ +1.77% ETH $2,090 ▲ +3.05% XRP $1.0663 ▲ +0.56% SOL $85.2500 ▲ +3.3%
S&P 500 7,643 ▲1.62 % DOW 52,468 ▲0.45 % NASDAQ 25,640 ▲2.29 % NAFTA 87.27 ▲1.43 % ARI 3,999 ▼0.76 % S&P 500 7,643 ▲1.62 % DOW 52,468 ▲0.45 % NASDAQ 25,640 ▲2.29 % NAFTA 87.27 ▲1.43 % ARI 3,999 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Bota

POLONI – Mijëra persona të udhëhequr nga e djathta ekstreme marshojnë për më shumë siguri

VARSHAVË, 11 nëntor /ATSH – DPA/ – Mijëra persona u mblodhën në kryeqytetin Varshavë për marshimin vjetor të Ditës së Pavarësisë së Polonisë, të udhëhequr nga e djathta ekstreme, disa ditë pasi një sulm me armë zjarri në Krakov la të vrarë gjashtë persona.

Pjesëmarrësit u mblodhën në qendër të Varshavës duke mbajtur flamuj polakë, ndërsa në terren u angazhuan forca shtesë policore për të garantuar sigurinë e demonstratës.

Organizatorët parashikuan një pjesëmarrje rekord në marshimin vjetor të Ditës së Pavarësisë, i cili prej kohësh është burim tensionesh ndërmjet grupeve të djathta dhe forcave të moderuara që qeverisin Poloninë.

Tubimi u mbajt në një kohë tensionesh të shtuara politike pas të shtënave me armë zjarri të së shtunës, të cilat i shtynë autoritetet të rishikojnë masat e sigurisë për aktivitetet e Ditës së Pavarësisë.

Pas sulmeve, ministri i Punëve të Brendshme, Marcin Kierwinski, tha se sipas gjetjeve fillestare sulmuesi kishte “pikëpamje shumë radikale” dhe ishte i magjepsur nga ideologjitë e së djathtës ekstreme.

Kryeministri Donald Tusk bëri thirrje për përmbajtje, duke theksuar se pavarësisht dallimeve politike, pavarësia, liria dhe siguria kombëtare mbeten vlera të përbashkëta.

“Ne i kemi dënuar sulmet politike të lidhura me këtë tragjedi, pavarësisht nëse kanë ardhur nga e djathta apo nga e majta”, tha Rafal Buca, zëdhënës i organizatorëve të marshimit, për gazetën britanike The Independent.

Marshimi vjetor është përballur me kritika për retorikën nacionaliste dhe kundër emigracionit, ndërsa mbështetësit e tij e mbrojnë si një tubim patriotik, në të cilin marrin pjesë edhe familje.

Polonia e shënon Ditën e Pavarësisë më 11 nëntor, duke përkujtuar rikthimin e sovranitetit të saj në vitin 1918, në përfundim të Luftës së Parë Botërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.