☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 103.04 ▲1.02%
ARI 3,889 ▼3.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,937 ▼ -4.36% ETH $2,240 ▼ -3.41% XRP $1.2476 ▼ -1.86% SOL $95.0300 ▼ -4.53%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 103.04 ▲1.02 % ARI 3,889 ▼3.54 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 103.04 ▲1.02 % ARI 3,889 ▼3.54 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

KOMENT – Revolta kundër shtrenjtimit të jetesës në Itali, mijëra protestues pushtojnë rrugët e Romës

– Mijëra punonjës dhe studentë dolën sot në rrugët e Romës dhe qyteteve të tjera italiane, në kuadër të grevës se përgjithshme 24-orëshe kundër rritjes së kostos së jetesës, pagave të ulëta dhe shtimit të shpenzimeve ushtarake, raportoi “Reuters”.

Greva u thirr nga sindikata USB (Unioni Sindikal i Bazës), ndërsa protesta u zhvilluan në më shumë se 40 qytete të vendit.

Pjesëmarrësit kërkuan rritjen e pagave, përmirësimin e shërbimeve publike dhe më shumë mbështetje për familjet që përballen me rritjen e çmimeve.

Në Romë, protestuesit u mblodhën pranë stacionit qendror të trenave “Termini” dhe marshuan në drejtim të qendrës historike, duke kaluar pranë Koloseut.

Në marshim morën pjesë punonjës, studentë, fermerë, taksistë dhe përfaqësues të sektorëve të ndryshëm.

Sipas agjencisë “Reuters”, protestat në pjesën më të madhe të vendit u zhvilluan në mënyrë paqësore, megjithëse pati edhe përplasje me policinë në disa qytete.

Në Romë, një grup protestuesish u shkëput nga marshimi kryesor dhe u drejtua drejt Koloseut.

Disa prej tyre përmbysën dhe dogjën kosha mbeturinash, ndërsa pati edhe përplasje edhe me forcat e rendit.

Në Torino, policia përdori autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit që iu afruan kordonit të sigurisë pranë prefekturës.

Greva u organizua për të kërkuar paga që përballojnë rritjen e çmimeve, uljen e kostove të qirasë dhe faturave të energjisë elektrike, si dhe uljen e çmimeve të produkteve bazë.

Sindikata kërkoi gjithashtu më shumë investime në shëndetësi dhe arsim, duke kundërshtuar rritjen e fondeve për armatimet.

Organizatorët argumentojnë se pagat nuk po ecin me të njëjtin ritëm me rritjen e shpenzimeve të përditshme, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për familjet të përballojnë nevojat bazë.

Sipas sindikatës USB, rreth 1,5 milionë punonjës dhe qytetarë të tjerë morën pjesë në grevë dhe protestat në të gjithë Italinë.

Ky është një vlerësim i vetë organizatorëve, ndërsa autoritetet nuk publikuan shifra zyrtare për pjesëmarrjen.

Mobilizimi në Itali u zhvillua njëkohësisht me një protestë ndërkombëtare të punonjësve të porteve, të cilët kundërshtuan transportin e armëve përmes porteve dhe përfshirjen e infrastrukturës detare në konfliktet e armatosura.

Sipas “Reuters”, në këtë mobilizim u përfshinë 113 porte në 22 vende.

Në Gjenovë, rreth 15 mijë punonjës portualë, studentë dhe protestues të tjerë hynë në zonën portuale, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj transportit të armëve.

Greva u zhvillua në një klimë të tensionuar, pas episodeve të dhunës gjatë protestave të javëve të fundit në Milano, Torino, Romë dhe Bolonja.

Për këtë arsye, autoritetet italiane kishin shtuar praninë policore në qytetet kryesore.

Sipas organizatorëve, protesta synon të kundërshtojë politikat ekonomike dhe sociale të qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni, duke kërkuar që më shumë burime publike të orientohen drejt pagave, shërbimeve sociale, arsimit, shëndetësisë dhe strehimit.

Valës së protestave në Itali i janë bashkuar edhe lëvizje studentore, e cila prej disa javësh kërkon më shumë investime në arsim dhe mbështetje për strehimin. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.