🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 02 June 2026
S&P 500 7,608 ▲0.11%
DOW 51,328 ▲0.49%
NASDAQ 27,078 ▼0.03%
NAFTA 93.55 ▲1.51%
ARI 4,516 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,936 ▼ -6.45% ETH $1,902 ▼ -5.14% XRP $1.2177 ▼ -6.31% SOL $75.2900 ▼ -7.24%
S&P 500 7,608 ▲0.11 % DOW 51,328 ▲0.49 % NASDAQ 27,078 ▼0.03 % NAFTA 93.55 ▲1.51 % ARI 4,516 ▲0.21 % S&P 500 7,608 ▲0.11 % DOW 51,328 ▲0.49 % NASDAQ 27,078 ▼0.03 % NAFTA 93.55 ▲1.51 % ARI 4,516 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Kosova

KOMF u bën thirrje urgjente prindërve: Vaksinoni fëmijët, mos bini pre e dezinformatave

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF shpreh shqetësim për paraqitjen e rasteve të sëmundjes së fruthit tek fëmijët në javët e fundit.

KOMF thekson se sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore, janë identifikuar 10 raste të fëmijëve të prekur nga fruthi dhe të gjithë fëmijët e infektuar kanë qenë të pavaksinuar.

“Poashtu, shqetësuese mbetet rënia e mbulueshmërisë së vaksinës MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës) në grupmoshën 12–24 muaj, e cila rrit rrezikun për shpërthime të fruthit dhe sëmundjeve të tjera të parandalueshme me vaksinë.

KOMF i bën thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të vaksinojnë fëmijët e tyre, në përputhje me kalendarin e rregullt të vaksinimit. KOMF thekson se vaksinimi i fëmijëve është obligim ligjor i prindërve që lidhet drejtpërdrejt me mbrojtjen e shëndetit të fëmijës”, thuhet tutje.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve thekson tutje se vaksinat janë mjeti më efektiv për parandalimin e sëmundjeve të rrezikshme, ato janë të testuara shkencërisht, të sigurta dhe të miratuara nga institucionet relevante shëndetësore ndërkombëtare.

“Në këtë drejtim, KOMF u bënë thirrje prindërve që të mos bien pre e dezinformatave dhe informacioneve të pasakta që mund të qarkullojnë në hapësirat publike apo online. Për çdo paqartësi, prindërit inkurajohen të konsultohen me profesionistët shëndetësorë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në komuna.

Njëherit, KOMF u bën thirrje institucioneve shëndetësore që të intensifikojnë veprimet për identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar dhe për vaksinimin e fëmijëve në komunitet (derë më derë)”, thuhet tutje.

KOMF thekson nevojën për reagim të koordinuar dhe të vazhdueshëm institucional, me fokus në rritjen e mbulueshmërisë së vaksinimit dhe mbrojtjen efektive të shëndetit të fëmijëve.

KOMF vlerëson se institucionet shëndetësore duhet të intensifikojnë fushatat vetëdijesuese për vaksinimin, të cilat duhet të shoqërohen me informim të vazhdueshëm të prindërve, me qëllim që ata të jenë të informuar saktë dhe në mënyrë të plotë për rëndësinë dhe sigurinë e vaksinimi. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.