☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Komisioneri Hahn: Nuk ka asnjë kusht të ri. Rama: Pasioni ynë për Shqipërinë, i pakonkurueshëm

“Nuk ka asnjë kusht të ri për Shqipërinë”, deklaroi mbrëmë në Tiranë,  Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Hahn sqaroi se “nuk ka kusht të ri, është një proces, i cili është zhvilluar me çdo vend tjetër kandidat. Na duhet të identifikojmë ku qëndron vendi me legjislacionin e vet, krahasuar me BE”.

Si shembull, Komisioneri iu referua procesit të Vetingut, i cili tha se është një pjesë e këtij mozaiku të procesit.

“Po kryejmë një proces gjithëpërfshirës. Po shohim situatën e përgjithshme të shtetit të së drejtës. E theksoj, se sa më mirë të jetë cilësia e këtij procesi analitik nga të gjitha institucionet e përfshira, sa më shumë të paraprihet dhe të bëhet, aq më mirë do jetë për nisjen e negociatave. Është një proces që duhet bërë në çdo vend kandidat”, – deklaroi ai.

“Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm në përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn, duke theksuar se arma më e fortë që qeveria do të përdorë për hapjen e negociatave është pasioni për Shqipërinë.

“Përsa i përket armës tonë më të fortë, doni s’doni ju, është pasioni që ne kemi për Shqipërinë.

Pavarësisht se në momente të caktuara mund të mos të jemi në gjendje ta shfaqim ashtu siç duhet, pavarësisht se në momente të caktuara ne mund të bëjmë gabime, por pasioni ynë për Shqipërinë është i pakonkurueshëm nga askush tjetër në këtë vend. Kjo është arma jonë më e fortë”, – theksoi Kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.