☁️
Tiranë 13°C · Vranët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,711 ▲0.26%
DOW 52,488 ▲1.01%
NASDAQ 26,414 ▼0.06%
NAFTA 98.14 ▼0.41%
ARI 4,141 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,592 ▲ +0.92% ETH $2,438 ▲ +1.86% XRP $1.3280 ▲ +2.23% SOL $106.0900 ▲ +2.18%
S&P 500 7,711 ▲0.26 % DOW 52,488 ▲1.01 % NASDAQ 26,414 ▼0.06 % NAFTA 98.14 ▼0.41 % ARI 4,141 ▼0.45 % S&P 500 7,711 ▲0.26 % DOW 52,488 ▲1.01 % NASDAQ 26,414 ▼0.06 % NAFTA 98.14 ▼0.41 % ARI 4,141 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

Komisionerja Kos në Parlamentin Evropian: Shqipëria përmbushi IBAR, një “dritare mundësie” për Ballkanin Perëndimor

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka raportuar këtë të martë në Parlamentin Evropian mbi ecurinë e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian ndodhet aktualisht në qendër të debatit politik si një mjet për të garantuar pavarësinë dhe të ardhmen e Evropës, duke veçuar Shqipërinë dhe Malin e Zi si shtetet me progresin më të theksuar.

Gjatë raportimit, Komisionerja Kos u ndal në mënyrë specifike te hapat e ndërmarrë nga Shqipëria, e cila ka plotësuar standardet e përkohshme për sundimin e ligjit (IBAR). Ky zhvillim teknik i hap rrugën vendit për të nisur procesin e mbylljes së kapitujve negociues, ndonëse u vu në dukje se nevojiten reforma të mëtejshme:

“Shqipëria gjithashtu sapo ka bërë një hap të rëndësishëm përpara, duke arritur IBAR, standardet e përkohshme për sundimin e ligjit, të cilat i lejojnë vendit të fillojë mbylljen e kapitujve. Por ende ka shumë për të bërë.”

Përveç Shqipërisë, Mali i Zi u evidentua si vendi tjetër më i avancuar në rajon. Kos njoftoi mbylljen e dy kapitujve të rinj dhe nisjen e procedurave formale institucionale për anëtarësimin e plotë, një hap i paprecedentë në 17 vitet e fundit që pas negociatave me Kroacinë:

“Vetëm dje mbyllëm, siç kemi dëgjuar, dy kapituj të tjerë përkohësisht me Malin e Zi, duke i çuar ata në rreth gjysmën e kapitujve të mbyllur. Progresi i Malit të Zi ka çuar gjithashtu në fillimin e Këshillit të hartimit të traktatit të pranimit – i pari pas 17 vitesh. Dhe ky do të jetë një brez i ri i traktateve të pranimit.”

Zyrtarja e lartë evropiane nënvizoi se procesi i zgjerimit mbetet rigoroz dhe i bazuar në meritë. Ajo rikujtoi angazhimet e marra nga liderët e rajonit gjatë samitit të fundit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, duke theksuar se Komisioni Evropian është i gatshëm të ecë përpara vetëm nëse shtetet përmbushin tri kushte bazë:

Lidhur me këtë dinamikë, Kos kërkoi një qasje reciproke nga vetë institucionet europiane kur vendet kandidate përmbushin detyrimet e tyre:

“Sot ekziston një dritare mundësie për të përparuar drejt anëtarësimit dhe ne po i inkurajojmë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ta shfrytëzojnë atë. Nëse ata po japin rezultate, edhe ne duhet të japim rezultate. Pasi t’u kemi dhënë statusin e kandidatit, është angazhim edhe nga ana jonë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.