☁️
Tiranë 12°C · Vranët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 98.27 ▼0.27%
ARI 4,141 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,822 ▲ +0.93% ETH $2,449 ▲ +1.93% XRP $1.3348 ▲ +2.48% SOL $106.7400 ▲ +2.05%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.27 ▼0.27 % ARI 4,141 ▼0.46 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.27 ▼0.27 % ARI 4,141 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Bota

GJENEVË – Turk bën thirrje për dialog lidhur me protestat panevropiane

– Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, u ka bërë thirrje autoriteteve dhe protestuesve në Shqipëri, Belgjikë, Francë, Itali dhe Portugali që të ulin tensionet dhe të shmangin përshkallëzimin e dhunës.

”Protestat masive në të gjithë Shqipërinë, Belgjikën, Francën, Italinë dhe Portugalinë po ngrenë shqetësime për të drejtat e njeriut. Unë dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunë të mëtejshme. Mënyra më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt.

Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore dhe që zëri i tyre të dëgjohet. Shtetet duhet të lehtësojnë këto të drejta.

Unë dënoj veprimet e atyre që shfrytëzojnë protestat për të kryer akte dhune dhe vandalizmi kundër pronës publike dhe private. Ata duhet të mbahen përgjegjës individualisht.

Jam i shqetësuar nga raportet e përdorimit të panevojshëm dhe të tepërt të forcës kundër protestuesve, përfshirë fëmijët. Shtetet duhet të sigurojnë që çdo përgjigje e zbatimit të ligjit të mbetet e ligjshme, e nevojshme dhe proporcionale. Akuzat për përdorim të paligjshëm të forcës duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë efektive dhe të pavarur, me llogaridhënie dhe mjete efektive për viktimat.

Vërej disa hapa të ndërmarrë tashmë nga autoritetet për të hetuar incidentet dhe për të ulur tensionet. Unë gjithashtu i nxis shtetet të angazhojnë protestuesit, veçanërisht të rinjtë, në një dialog kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet legjitime dhe themelore të të drejtave të njeriut mbi arsimin, shërbimet publike, strehimin, koston në rritje të jetesës dhe pabarazinë”, thuhet në deklaratën e shefit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.