Nis seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën
Ka nisur seanca e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, ku pritet të diskutohet për zhvillimet në vend dhe raportin gjashtëmujor të shefit të UNMIK-ut, Peter Due.
Raporti përfshin periudhën 16 mars – 15 shtator 2026.
Në seancë pritet të paraqesin qëndrimet e tyre edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq.
Përveç tyre, diskutime për situatën në Kosovë pritet të mbajnë edhe përfaqësuesit e shteteve të tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit.
– YouTube www.youtube.com
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.