☁️
Tiranë 6°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.83 ▲0.79%
ARI 4,445 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,766 ▲ +4.16% ETH $2,147 ▲ +4.46% XRP $1.4299 ▲ +3.21% SOL $91.2800 ▲ +5.82%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.83 ▲0.79 % ARI 4,445 ▲0.84 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.83 ▲0.79 % ARI 4,445 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Komisioni Europian publikon raportin: Rritja ekonomike e Shqipërisë, 3.4 %

Komisioni Europian publikoi raportin e fundit të programit të reformave ekonomike për Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Turqinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ky raport jep një panoramë gjithpërfshirëse sa i përket ecurisë së ekonomisë shqiptare, por edhe projeksioneve për të ardhmen. Rritja ekonomike përgjatë këtij viti konfirmohet pranë 3.4%, për të kulmuar në 3.9 dhe 4.2% gjatë viteve 2017 dhe 2018 respektivisht.

Norma e papunësisë ndërkohë projektohet të zbresë pranë 15.9% përgjatë vitit aktual. Nëse projeksionet do të rezultojnë realiste, atëherë Shqipëria do të kishte normën më të ulët të papunësisë në rajon, pas Turqisë.

Përgjatë dy viteve të ardhshme, kjo normë projektohet të bjerë pranë 14.4 dhe 13.1% respektivisht.
Norma e inflacionit ndërkohë projektohet pranë 2.3% përgjatë këtij viti. Ky projeksion duket tejet optimist.
Borxhi publik projektohet pranë 70.6% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, për të zbritur në 67.7% vitin e ardhshëm dhe 63.6% në vitin 2018. Në krahasim me rajonin, vetëm Serbia dhe Mali i Zi, me 0.1 pikë përqindje pritet të kenë një normë borxhi më të lartë se Shqipëria.

Komisioni Europian vlerëson gjithashtu se, shpenzimet gjatë këtij viti do të bien, pranë 29.6% të GDPsë, nga 30.2% që ishin një vit më parë. Të ardhurat nga ana tjetër, projektohen në rritje, pranë 27.4% të GDP­së.
Kjo do të thotë se, defiçiti buxhetor gjatë këtij viti do të fiksohet pranë 2.2%. Bazuar në marrëveshjen e vitit 2015, Komisioni Europian angazhohet të publikojë vlerësimet për ekonominë e këtyre vendeve në një raport të përbashkët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.