Komiteti i Stabilizim Asociimit, flet Balla: Integrimi, proces gjithëpërfshirës
Është mbledhur sot në 21 shtator Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri.
Fjalën i pari e mori kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.
“Integrimi europian nuk është vetëm një detyrë e qeverisë. Është një detyrë gjithëpërfshirëse, ku rol kyç ka edhe Kuvendi. Qytetarët kërkojnë që të ketë standarde të Bashkimit Europian. Qeveria po angazhohet që të ketë platforma, ku qytetarët të mund të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre. Ne jemi këtu që në Shqipëri të mund të ketë zhvillim në çdo fushë.
Shteti i së drejtës është themeli, mbi të cilin po ngrihet ky proces. Integrimi duhet të përkthehet në ekonomi konkurruese dhe më tepër mundësi për të rinjtë. Ne jemi të zotuar që Shqipëria të mund të zhvillojë raporte shumë të mira me fqinjët”, tha Balla.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.