Rama takon shqiptarët në Michigan: Diaspora, det i madh energjie
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me shqiptarët në Michigan gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te procesi i integrimit europian, duke deklaruar se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2030.
Ai tha se janë hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe se puna vijon për mbylljen e tyre.
Rama u shpreh gjithashtu se shqiptarët tashmë jetojnë me bindjen se “mund të bëhet më mirë”, duke e lidhur këtë me ndryshimet dhe pritshmëritë e reja në vend. Duke iu referuar protestës në Tiranë, kryeministri tha se kjo frymë përfaqëson edhe kërkesën për një “Shqipëri të re”.
Ai komentoi edhe dënimin nga Gjykata e Hagës të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se Shqipëria do të jetë në krah të shtetit të Kosovës.
Në vijim, Rama vlerësoi rolin e diasporës shqiptare, të cilën e cilësoi si një “det të madh energjie” që kontribuon për Shqipërinë.
Kryeministri ndodhet në SHBA në kuadër të vizitës së tij, ku pritet të marrë pjesë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
RTSH



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.