Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.94 ▲5.32%
ARI 4,533 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
SOL $82.6600 ▲ +0.82%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.94 ▲5.32 % ARI 4,533 ▲0.18 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.94 ▲5.32 % ARI 4,533 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Kompania Izvor-99 aktivizoi përmbarimin për të arkëtuar borxhin 5 mln euro ndaj ARMOS

Kompanitë në marrëdhënie kontraktore me rafinerinë e naftës ARMO kanë zbarkuar në gjykata dhe në përmbarim për të kërkuar arkëtimin e borxheve me forcë.

Një ditë më parë përmbaruesit e ALBASE shpallen njoftimin në QKR për zbatimin e urdhrit të ekzekutimit të një shumë borxhi prej 690 milionë lekësh ose 5 milionë eurosh që ARMO i ka kompanisë Izvor-99 me aktivitet në bitum.

Me ketë shpallje në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, brenda 10 ditësh nis arkëtimi me forcë i detyrimit.

Kompania ARMO është rivënë në punë në vjeshtën e vitit të kaluar dhe sipas të dhënave nga Ministria e Financave aktualisht furnizon rreth 35% të nevojave të tregut të brendshëm me naftë, teksa po vijon eksporti edhe në Kosovë dhe në Maqedoni.

Sipas të dhënave që ka nxjerrë më herët Ministria e Energjetikës, nëse ARMO vendos në punë të gjithë kapacitetin përpunues, atëherë nafta e gatshme për konsumin do të jetë 375 mijë tonë në vit, duke përmbushur gati 60% të konsumit në vend, i cili vlerësohet rreth 550-600 mijë tonë në vit.

Në shtator të 2016, Jonian Refining dhe Trading Co. –IRTC SH.A ka marrë në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO. Kompania rezulton e regjistruar off-shore në ishujt britanikë Virgin.

Në të njëjtën periudhë, prodhuesi më i madh i naftës në vend Bankers Petroleum njoftoi se nënshkroi një marrëveshje me Jonian Refining dhe Trading për t’i shitur asaj deri në 65% të prodhimit të naftës bruto tek iRTC.

Një tjetër shqetësim është cilësia e naftës për të cilën nuk ka informacion nga autoritetet nëse është e një niveli të pranueshëm për t’u përdorur nga automjetet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.