Kona : ASEAN-i mund të përballojë i vetëm çështjen e Detit të Kinës Jugore
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi u bëri sot thirrje Filipineve dhe vendeve të tjera të Azisë Juglindore të refuzojnë ndërhyrjen e forcave jorajonale në mosmarrëveshjet e Detit të Kinës Jugore.
Situata në vend po ecën drejt stabilitetit në një kohë kur Kina është duke bashkëpunuar me Filipinet dhe anëtarët e tjerë të Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN)” , tha Wang gjatë një vizite zyrtare në Manila.
Kina pretendon pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore si pjesë të territorit të saj, një korsi kyçe e anijeve që besohet të jetë e pasur me burime minerale dhe detare.
Gjithashtu, kjo pjesë e territorit pretendohet edhe nga Filipinet, Brunei, Malajzia, Tajvani dhe Vietnami .
Wang tha se Kina dhe ASEAN kanë nisur zhvillimet e bisedimeve ndaj kodit të sjelljes në Detin e Kinës Jugore.
“Ne mund t’i tregojmë botës se Kina dhe vendet e ASEAN-it kanë aftësinë për ta zgjidhur vetë çështjen dhe për të ruajtur stabilitetin në detin e Kinës Jugore”, shtoi Wang.
“Forcat jorajonale kërkojnë të nxisin probleme në vend duke shmangur mundesinë për të krijuar stabilitet në Detin e Kinës Jugore, prandaj ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe “t’i themi jo” ndërhyrjes së tyre , “shtoi ai.
Në korrik të vitit të kaluar, një gjykatë ndërkombëtare në Hagë anuloi pretendimet gjithëpërfshirëse të Kinës e cila e konsideronte si pjesë të territorit të saj Detin e Kinës Jugore , por Pekini e refuzoi vendimin duke këmbëngulur në bisedimet dypalëshe për zgjidhjen e çështjes