☁️
Tiranë 19°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $79,869 ▼ -2.16% ETH $2,311 ▼ -3.95% XRP $1.2721 ▼ -3.03% SOL $100.2200 ▼ -4.22%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Kona : ASEAN-i mund të përballojë i vetëm çështjen e Detit të Kinës Jugore

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi u bëri sot thirrje Filipineve dhe vendeve të tjera të Azisë Juglindore të refuzojnë ndërhyrjen e forcave jorajonale në mosmarrëveshjet e Detit të Kinës Jugore.

Situata në vend po ecën drejt stabilitetit në një kohë kur Kina është duke bashkëpunuar me Filipinet dhe anëtarët e tjerë të Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN)” , tha Wang gjatë një vizite zyrtare në Manila.

Kina pretendon pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore si pjesë të territorit të saj, një korsi kyçe e  anijeve që besohet të jetë e pasur me burime minerale dhe detare.

Gjithashtu, kjo pjesë e territorit pretendohet edhe nga Filipinet, Brunei, Malajzia, Tajvani dhe Vietnami .

Wang tha se Kina dhe ASEAN kanë nisur zhvillimet e  bisedimeve ndaj kodit të sjelljes në Detin e Kinës Jugore.

“Ne mund t’i tregojmë botës se Kina dhe vendet e ASEAN-it  kanë aftësinë për ta zgjidhur vetë çështjen dhe për të ruajtur stabilitetin në detin e Kinës Jugore”, shtoi Wang.

“Forcat jorajonale kërkojnë të nxisin probleme në vend duke shmangur mundesinë për të krijuar stabilitet në Detin e Kinës Jugore, prandaj ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe “t’i themi jo” ndërhyrjes së tyre , “shtoi ai.

Në korrik të vitit të kaluar, një gjykatë ndërkombëtare në Hagë anuloi pretendimet gjithëpërfshirëse të Kinës e cila e konsideronte si pjesë të territorit të saj Detin e Kinës Jugore , por Pekini e refuzoi vendimin duke këmbëngulur në bisedimet dypalëshe për zgjidhjen e çështjes

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.