☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.06 ▲0.16%
ARI 4,071 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,921 ▲ +0.99% ETH $2,352 ▲ +1.22% XRP $1.3312 ▲ +2.09% SOL $101.4100 ▲ +0.51%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.06 ▲0.16 % ARI 4,071 ▼0.09 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.06 ▲0.16 % ARI 4,071 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Koncerti i Kanye West në korrik, Gonxhja: Shqipëria po bëhet gati për një nga eventet më të mëdha muzikore të vitit

Më pak se një muaj na ndan nga koncerti i shumëpërfolur i Kanye West në Shqipëri, ndërsa institucionet po vijojnë përgatitjet për organizimin e këtij eventi. Në këtë kuadër, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur zhvillimin e një takimi me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera përgjegjëse për sigurinë dhe mbarëvajtjen e koncertit.

“Ishim në terren së bashku me përfaqësues nga Bashkia Tiranë, APR, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile, Qendrat Kombëtare e Urgjencave Mjekësore, Shërbimi Zjarrfikës dhe OSHEE, për të koordinuar çdo detaj organizativ dhe për të garantuar sigurinë, mbarëvajtjen dhe një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Numërimi mbrapsht ka nisur! Shqipëria po bëhet gati për një nga eventet më të mëdha muzikore të vitit”, shprehet Gonxhja në rrjete sociale. Koncerti i reperit amerikan Kanye West pritet që të zhvillohet më 11 korrik në një stadium provizor, që do të ndërtohet në Kashar. Koncerti i West, që është parashikuar të zhvillohet më 11 korrik në Tiranë pritet të tërheqë dhjetëra-mijëra spektatorë nga Shqipëria, rajoni dhe vende të tjera, duke e kthyer Tiranën në një nga qendrat kryesore të skenës muzikore ndërkombëtare gjatë kësaj vere.

Si një nga artistët më ndikues të kohës sonë, Ye ka formësuar për mbi dy dekada muzikën, modën dhe kulturën globale. Diskografia e tij përfshin albume ikonike si The College Dropout, Graduation, 808s & Heartbreak dhe Donda, të cilat dëshmojnë një evolucion të vazhdueshëm artistik dhe një kërkim të pandërprerë për forma të reja shprehjeje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.