☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,343 ▼0.41%
DOW 45,254 ▲0.19%
NASDAQ 20,778 ▼0.81%
NAFTA 103.14 ▲3.51%
ARI 4,545 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,518 ▲ +0.11% ETH $2,028 ▲ +1.52% XRP $1.3248 ▲ +0.1% SOL $82.4800 ▲ +0.83%
S&P 500 6,343 ▼0.41 % DOW 45,254 ▲0.19 % NASDAQ 20,778 ▼0.81 % NAFTA 103.14 ▲3.51 % ARI 4,545 ▲0.46 % S&P 500 6,343 ▼0.41 % DOW 45,254 ▲0.19 % NASDAQ 20,778 ▼0.81 % NAFTA 103.14 ▲3.51 % ARI 4,545 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Konçesioni i mbetjeve në Tiranë u shkon holandezëve

Depozitimi dhe përpunimi i mbetjeve në Tiranë do t’i jepet me konçesion për 30 vjet një kompanie holandeze. Vendimi është shpallur nga Ministria e Mjedisit në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve.
Sipas kontratës, shoqëria “Integrated Energy” do të investojë 128.2 milionë euro nga fondet e veta për të modernizuar trajtimin e mbetjeve në të gjithë qarkun e Tiranës.
Këto para do të financojnë ndërtimin e tre landfilleve të rinj, përkatësisht një për mbetjet urbane, një tjetër për inertet dhe landfilli i tretë do të jetë për depozitimin dhe përpunimin e mbetjeve të rrezikshme.
Paralelisht, konçesioni parashikon ndërtimin e një inceneratori, impiantin për trajtimin e ujërave, si dhe një impiant tjetër, i cili do të prodhojë energji nga mbetjet.
Në këmbim, shoqëria holandeze do të paguhet nga bashkia me një tarifë prej 29 euro për çdo ton mbetje që përpunon. Burime nga Ministria e Mjedisit thonë se konçesioni instalon teknologjinë e fjalës së fundit për trajtimin e mbetjeve.
Sipas tyre, përmes këtij konçesioni zgjidhet përfundimisht problemi i mbetjeve në qarkun e Tiranës dhe i gjithë procesi është miqësor me ambientin, duke mos shkaktuar ndotje.
Dhënia me konçesion e ndërtimit të landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese erdhi si një ofertë e pakërkuar nga shoqëria “Integrated Energy” në qershor të këtij viti.
Me shpalljen e saj fituese pritet që ndërtimi i veprave të nisë brenda këtij viti, ndërkohë që impianti do të nisë nga puna vitin e ardhshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.