🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 74.92 ▼0.46%
ARI 4,346 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $65,514 ▼ -1.22% ETH $1,786 ▲ +0.78% XRP $1.2103 ▼ -1.79% SOL $73.2900 ▼ -1.41%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 74.92 ▼0.46 % ARI 4,346 ▼0.19 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 74.92 ▼0.46 % ARI 4,346 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Politika

Konferenca e Bllokut Lindor/ Rama thirrje BE-së: Na fusni në tryezë para vetos. Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbetet hapësirë bosh në Evropë

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur si i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, deklaroi se i gjithë Ballkani Perëndimor përbën një rajon të rrethuar plotësisht nga kufijtë e Bashkimit Evropian dhe që ndodhet fizikisht në zemër të Evropës, por sipas tij mbetet ende një hapësirë që nuk ka marrë vëmendjen dhe vizionin e duhur evropian.

“Është e çuditshme kur kjo hapësirë qëndron mbi një nga korridoret strategjike më të vjetra të Europës, si një hapësirë bosh në qendër të telajos,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se Shqipëria dhe rajoni po ecin përpara me vendosmëri drejt integrimit evropian dhe synojnë përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027, një objektiv që sipas tij është diskutuar dhe dakordësuar edhe me Komisionin Evropian.

“Ambicia jonë është të bëhemi anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian përpara fundit të kësaj dekade,” deklaroi kryeministri, duke shtuar se integrimi nuk ka të bëjë vetëm me hyrjen në një klub apo përfitimin e fondeve, por me transformimin e thellë të shtetit, institucioneve dhe mënyrës së të menduarit.

Rama tha se Shqipëria duhet të jetë pjesë e arkitekturës strategjike të Evropës sa më shpejt, duke kërkuar përfshirje më të hershme në vendimmarrje.

“Na futni në tryezë para se të na jepni veto. Na jepni pjesëmarrje para se të na jepni komisionerë,” u shpreh ai, duke kërkuar integrim gradual por real, jo zgjatje të pafundme të procesit.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbetet “zonë e ndërmjetme” mes vlerësimeve të Komisionit Evropian dhe hezitimit të disa shteteve anëtare, pasi kjo kontradiktë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u menaxhuar.

“Zgjidhja nuk është as e ndërlikuar dhe as e kushtueshme: na përfshini tani në arkitekturën strategjike të Evropës,” theksoi Rama, duke shtuar se kjo përfshirje duhet të shtrihet në bashkimin energjetik, digjital, sigurinë, instrumentet financiare dhe zinxhirët e furnizimit.

Ai nënvizoi se Evropa nuk mund të flasë për seriozisht për autonomi strategjike, ndërkohë që mban një “vakum strategjik” në zemër të saj.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se takimi në Berlin vjen në një moment të veçantë, ku ndërthuren tre elementë kryesorë: qyteti ku zhvillohet konferenca, koha në të cilën ajo mbahet dhe temat që trajtohen.

“Kam ardhur këtu sepse këto tri gjëra bashkohen në mënyrë të pazakontë,” u shpreh ai, duke shtuar se Evropa po përballet me sfida të thella dhe të shumëanshme.

Sipas kryeministrit, lufta është rikthyer në Evropë dhe konkurrenca strategjike është bërë globale, ndërsa teknologjia po transformon jo vetëm ekonomitë dhe sistemet politike, por edhe mënyrën se si shoqëritë lidhen me njëra-tjetrën.

Ai nënvizoi gjithashtu se rënia demografike po riformëson rajone të tëra, ndërsa një “dimër demografik” po kërcënon të ardhmen e afërt të Evropës.

Lajmi në përditësim…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.