☁️
Tiranë 12°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 98.18 ▲0.37%
ARI 4,143 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,962 ▲ +1.06% ETH $2,457 ▲ +2.14% XRP $1.3321 ▲ +2.12% SOL $106.6900 ▲ +1.72%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.18 ▲0.37 % ARI 4,143 ▼0 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.18 ▲0.37 % ARI 4,143 ▼0 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
21 Tet 2026
Breaking
Politika

A do ta mirëprisni PD-në në protestë? Studenti: Pranojmë këdo që respekton kërkesat tona

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, studenti protestues Martinjo Myrtollari u përball në debat me deputetin dhe sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, duke deklaruar se PS-ja dhe PD-ja nuk kanë dallime për sa u përket drejtuesve dhe mënyrës së funksionimit. Ai u shpreh se në protestë janë të mirëpritur të gjithë ata që ndajnë të njëjtat kërkesa me studentët, duke theksuar se kushdo që dëshiron t’i bashkohet duhet të respektojë kauzën e tyre.

“PD të vazhdojë me protestat e veta, por nëse duan të vijnë te ne, duhet të respektojnë kërkesat tona. Kushdo që i bashkohet protestës duhet të ketë të njëjtin qëllim me ne. PS-ja dhe PD-ja janë dy parti të njëjta. Lideri i pandryshuar, bëhet çfarë thotë lideri, pa zgjedhje. Njëra nuk bën zgjedhje fare, tjetra bën zgjedhje me një kandidat. Nuk kanë asnjë ndryshim, përveçse njëra nuk e ka pushtetin, tjetra e ka. Ne nuk kemi gjë me PD-në por nuk e pranojmë Sali Berishën. Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje me fytyra të reja. Duam personazhe që të jenë afër të rinjve, afër kërkesave të njerëzve. Berisha dhe Rama janë aty prej 36 vitesh. Berisha mori pushtetin në vitin 1991, në mos gaboj, dhe për 20 vite nuk u bë asgjë. E mori Rama në vitin 2013 dhe deri tani që flasim nuk bëri asgjë. Ato 20 vite u bënë 36. Kaq”, u shpreh studenti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.