Konferenca e Sigurisë në Mynih: Re rreziku në botë
Në Konferencën e Sigurisë së Munihut, kryediplomati gjerman, Sigmar Gabriel e sheh botën në buzë të humnerës. Edhe një raport sigurie konstatoi se bota vitin e kaluar ishte në rrezik të konflikteve të rënda me armë.
Ekspertët e sigurisë janë rrallë optimistë, raportet për sigurinë rrallë janë optimiste. Kjo vlen edhe për Raportin e ri për Sigurinë. Titulli është “Deri në humnerë – dhe prapa kthehu?” dhe konstaton një rritje të pasigurisë. Bota ka qenë vitin e kaluar shumë më pranë pragut të konflikteve të rënda të armatosura, shkruan kryetari i Konferencës së Sigurisë në Munih, Wolfgang Ischinger, në parathënie – “tejet pranë”. Ischinger u referohet raporteve të rrezikshme mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, rivalitetit në rritje midis Arabisë Saudite dhe Iranit, tensioneve të larta midis NATO-s dhe Rusisë në Evropë.
Tërheqja e SHBA-së
Si në tre vitet e fundit, raporti përgatit terrenin për Konferencën e Sigurisë së Munihut që nis në fund të javës së ardhshme. Dhe në njëfarë mënyre raporti i ri vijon raportin e vitit të kaluar. Në shkurt të vitit 2017 autorët kishin paralajmëruar se SHBA-ja mund të hiqte dorë nga roli i saj si garantues i sigurisë ndërkombëtare dhe se politika e saj e jashtme do të kishte orientim unilateral apo madje nacionalist. Këtë vit, raporti i sigurisë thotë vetëm se: SHBA-ja po tërhiqet nga roli i saj udhëheqës. Ajo tregon pak interes në ndërtimin e institucioneve rajonale apo globale që vendosin rregulla për formësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
SHBA-ja i ka thënë lamtumirë politikës së bazuar në vlerat e përbashkëta. Për SHBA-të tani vlejnë vetëm interesat e përbashkëta për disa pika të caktuara. Kjo përkon me një interes shumë më të pak për diplomacinë: buxheti për Ministrinë e Jashtme të SHBA-së është reduktuar masivisht – kurse shpenzimet ushtarake janë rritur. Raporti i sigurisë citon ekspertin e politikës së jashtme amerikane, G. John Ikenus, që thotë: “Kombi më i fuqishëm në botë ka filluar të sabotojë rendin që ka krijuar vetë”.
Evropianët vetëm?
Për evropianët kjo do të thotë ndër të tjera që të kujdes më shumë se kurrë për sigurinë e tyre. Raporti kujton një thënie të kancelares gjermane Angela Merkel pas vizitës në Gjermani të Presidentit amerikan Trump në maj 2017: Kohët në të cilat ne ishin në gjendje të mbështetet plotësisht tek të tjerët, kanë marrë deri në një farë mase fund.” Tani, vazhdoi kancelarja, evropianët duhet ta marrin fatin e tyre në duart e tyre. Kjo do të thotë gjithashtu shpenzime më të larta për armatimin. Nëse të gjitha vendet e BE-së dhe Norvegjia do t’i përmbahen gjithashtu të ashtuquajturit objektiv 2 për qind dhe vërtetë do të investojnë dy për qind të prodhimit të tyre ekonomik tek ushtria, shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2024 do të rriten me rreth 50 për qind, në rreth 386 miliardë dollarë. Por që ushtria evropiane të bëhet më efikase, ajo duhet të lidhet më mirë në një rrjet.
Megjithatë raporti diagnostikon qasje për një konvergjencë të mbrojtjes evropiane. Në fund të fundit 25 shtetet kanë vendosur të koordinojnë politikën e tyre të sigurisë dhe mbrojtjes të BE-së brenda të ashtuquajturit Bashkëpunimi i Përhershëm Strukturor (PESCO). Franca dhe Gjermania dëshirojnë të zhvillojnë së bashku brezin e ardhshme të avionëve luftarakë. Dhe me presidentin e Francës Emmanuel Macron, ideja e një ushtrie të përbashkët evropiane ka fituar një mbështetës të fuqishëm.
Ndryshime klimatike, konflikte, migracion
Edhe në aspekte të tjera raporti i ri i sigurisë është një vazhdim. Vitin e kaluar temat e klimës dhe migracionit kishin zënë shumë hapësirë. Raporti shpreh keqardhjen për faktin se SHBA-ja është tërhequr nga Marrëveshja e Klimës së Parisit dhe që në Strategjinë e fundit të Sigurisë Kombëtare nuk e konsideron ndryshimin e klimës si një rrezik sigurie.
Raporti kujton se deri në vitin 2015 dhe 2016, viti 2017 është një nga tri vitet më të nxehta që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave klimatike dhe është karakterizuar nga stuhi katastrofike, thatësira dhe përmbytje. Në të njëjtën kohë raporti tërheq vëmendjen për marrëdhëniet midis ndryshimeve klimatike dhe konflikteve. Ndryshimi i klimës ndikon si një “përforcues konfliktesh”, thuhet në raport. “Vazhdimi i shumë konflikteve të armatosura afatgjata ka qenë shkaku kryesor i migrimit, dëbimeve dhe urisë,” vëren raportin në një kapitull kushtuar Afrikës dhe migracionit.