⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.56%
DOW 52,376 ▲0.03%
NASDAQ 26,461 ▲1.12%
NAFTA 99.83 ▼1.9%
ARI 4,072 ▲0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,580 ▲ +0.33% ETH $2,345 ▲ +0.8% XRP $1.3193 ▲ +1.56% SOL $100.7700 ▼ -0.48%
S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,376 ▲0.03 % NASDAQ 26,461 ▲1.12 % NAFTA 99.83 ▼1.9 % ARI 4,072 ▲0.82 % S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,376 ▲0.03 % NASDAQ 26,461 ▲1.12 % NAFTA 99.83 ▼1.9 % ARI 4,072 ▲0.82 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Presidenti: Kosova është e bekuar pse ka përkrahës si Amerikën, vendet e BE’së…

Presidenti i Kosovës, përmes profilit të tij në Facebook ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Dhjetë vjet më parë realizuam ëndrrën e madhe që krahas lirisë, Kosova të bëhet shtet i pavarur, sovran dhe demokratik”, shkruan Thaçi.

Ky është postimi i plotë tij:
Sot Kosova ka festën më të madhe, ditën e Pavarësisë.

Dhjetë vjet më parë realizuam ëndrrën e madhe që krahas lirisë, Kosova të bëhet shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës është akti më i lartë politik që kurorëzoi përpjekjet tona historike, sakrificën dhe synimin për të hyrë në familjen e kombeve të lira dhe sovrane.

Pavarësia e Kosovës u njoh menjëherë nga shtetet mike më të fuqishme të botës demokratike, duke hapur perspektivë të re për qytetarët dhe institucionet tona.
Sot, të gjithë qytetarët tanë festojnë me krenari dhe dinjitet kudo që gjenden në Kosovë, diasporë dhe kudo në trojet shqiptare.

Sot, më shumë se çdo herë qytetarët tanë kujtojnë vlerat supreme të sakrificës për liri të të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë në periudha të ndryshme të historisë së pasur të popullit tonë.

Duke pasur parasysh këtë sakrificë, në këtë vit jubilar zotohemi se do ta ndërtojmë edhe më shumë shtetin tonë, në të cilin do të ndjehen mirë te gjithë qytetarët tanë pa dallim etnie dhe religjioni.

Kosova është shtet i përjetshëm, është atdheu ynë i përbashkët në të cilin do ta ndërtojmë lumturinë, prosperitetin dhe perspektivën e ndritur për ne dhe brezat që do vijnë pas nesh.

Kosova është vend i bekuar që ka miq të fuqishëm në botë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me shtetet e BE-së dhe më gjerë.

Të gjithë qytetarëve tanë u shpreh urimet më të mira në përvejtorin e dhjetë të pavrësisë së Kosovës.
Gëzuar!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.