⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,872 ▼ -0.34% ETH $2,241 ▲ +0.04% XRP $1.1614 ▼ -2.62% SOL $89.7400 ▼ -0.85%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Konferenca e tetë Ndërqeveritare, ministri Hoxha: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së po fitohet me meritë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke e cilësuar si një moment kyç në procesin e përshpejtuar të anëtarësimit të vendit.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha përdori metaforën e “Murit të Zgjerimit” për të përshkruar ecurinë e Shqipërisë.

“Muri i Zgjerimit – Ndryshimi po vjen. Më 14 tetor 2024, gjithçka për Shqipërinë ishte e kuqe. Asnjë kapitull i vetëm nuk ishte hapur. Njëmbëdhjetë muaj më vonë, më 17 nëntor 2025, gjithçka në murin e zgjerimit u bë e verdhë. Të 33 kapitujt u hapën. Pas Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mbi #IBAR të mbajtur dje, ngjyrat po fillojnë të ndryshojnë përsëri. Ato së shpejti do të fillojnë të bëhen jeshile, faza e fundit, përpara se të bëhen blu deri në vitin 2030.”

Ministri theksoi se rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e besueshme vetëm kur fitohet me meritë.

“E dimë mirë këtë: Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE është e besueshme vetëm kur fitohet, bazohet në meritë, bazohet në transformim të vërtetë dhe drejtohet nga një mentalitet vërtet evropian. Kjo është pikërisht ajo që po bëjmë.”

Ai shtoi se ajo që dikur dukej e largët, tani po bëhet realitet, duke theksuar se , “Ajo që dikur dukej e largët, e paarritshme ose edhe e pamundur për shumë njerëz, tani po bëhet realitet: hap pas hapi, reformë pas reforme, angazhim pas angazhimi, çdo ditë, së bashku me partnerët tanë.”

Hoxha shprehu mirënjohje për partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar, se “Faleminderit të gjithëve në Ekipin e Shqipërisë Evropiane! Faleminderit Komisioneres Marta Kos dhe kolegëve tanë në Komisionin Evropian për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm; faleminderit Presidencës aktuale @CY2026EU për angazhimin dhe lidershipin e saj të vërtetë; dhe faleminderit të gjitha Shteteve Anëtare për mirëkuptimin, mbështetjen dhe partneritetin e tyre, kërkues pikërisht sepse ka qenë i sinqertë.”

Në përfundim, ministri nënvizoi se Shqipëria nuk do të ndalet deri në përfundimin e procesit.

“Nuk do të ndalemi derisa puna të përfundojë, sepse për Shqipërinë, kjo është rruga jonë drejt së ardhmes sonë dhe të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.