☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.53 ▼5.4%
ARI 4,547 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,687 ▲ +0.95% ETH $2,135 ▲ +0.85% XRP $1.3694 ▲ +0.77% SOL $86.0000 ▲ +1.8%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.53 ▼5.4 % ARI 4,547 ▲0.8 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.53 ▼5.4 % ARI 4,547 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Bota

Konflikti Izraelito-Palestinez/ Netanyahu falenderon Shqipërinë

E diela u përshkrua si dita më e përgjakshme që prej rindezjes së konfliktit një javë më parë. 42 persona humbën jetën vetëm dje. Sipas zyrtarëve izraelitë, në shënjestër janë vënë bazat ushtarake dhe kampet stërvitore të grupeve militanë palestinezë, megjithatë bilanci i viktimave në radhët e civilëve është tragjik. 192 persona kanë humbur jetën deri tani që prej shpërthimit të dhunës, 58 nga të cilët janë fëmijë e 34 gra.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u shpreh se Izraeli kërkon që Hamasi, i cili qeveris Gazën, t’i paguajë shtrenjtë sulmet e tij me raketa. Ai shtoi se ofensiva e shtetit hebre në enklavën palestineze do të marrë, e nuk ka për të përfunduar shpejt. Ndërkohë, më herët përmes një postimi në rrjetet sociale, falenderoi shtetet që sipas tij kanë qëndruar krah Izraelit në këtë konflikt, e mes tyre përmendte edhe Shqipërinë e Kosovën.

Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Izraelin dhe përkrahni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”, shkruante Netanyahu. Kjo pasi në një reagim të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, theksohej se sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, mbajti një takim urgjent për të diskutuar situatën në Lindje të Mesme por 15 anëtarët e tij nuk qenë në gjendje të binin dakord mbi një deklaratë të përbashkët. Shtetet e Bashkuara, aleat i ngushtë i Izraelit, thuhet se e bllokuan këtë masë me pretendimin se do të ishte e padobishme në procesin diplomatik.

Në takim, ambasadorja amerikane, Linda Thomas-Greenfield u shpreh se SHBA-ja ishte e gatshme të ofronte mbështetje “nëse palët kërkojnë një armëpushim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.