☁️
Tiranë 21°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,733 ▲0.27%
DOW 52,578 ▲0.16%
NASDAQ 26,587 ▲0.61%
NAFTA 97.25 ▼0.58%
ARI 4,158 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,596 ▲ +2.63% ETH $2,473 ▲ +3.37% XRP $1.3556 ▲ +4.4% SOL $106.8000 ▲ +2.29%
S&P 500 7,733 ▲0.27 % DOW 52,578 ▲0.16 % NASDAQ 26,587 ▲0.61 % NAFTA 97.25 ▼0.58 % ARI 4,158 ▲0.38 % S&P 500 7,733 ▲0.27 % DOW 52,578 ▲0.16 % NASDAQ 26,587 ▲0.61 % NAFTA 97.25 ▼0.58 % ARI 4,158 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kronika

Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s në KFOR-in e Kosovës, Nufi: FA po zgjeron rolin e s

Kontingjenti i parë i helikopterëve nga Shqipëria do t’i bashkohet misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë.

Në Bazën Ajrore të Farkës është zhvilluar ceremonia e përcjelljes së 13 efektivëve të Forcave të Armatosura, që do të shërbejnë në këtë mision të Aleancës, në bazën ushtarake amerikane “Bondsteel”, duke shënuar një moment të rëndësishëm për Forcën Ajrore dhe zgjerimin e kontributit të Shqipërisë në operacionet ndërkombëtare.

Në fjalën përshëndetëse që mbajti në këtë ceremoni, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e cilësoi këtë angazhim si dëshmi të profesionalizmit të ushtarakëve shqiptarë dhe të përgjegjësive që vendi ynë përmbush si aleat i përkushtuar i NATO-s.

“Kontingjenti që përcjellim sot është pjesë e kësaj përpjekjeje. Ai dëshmon se Forca Ajrore po zgjeron rolin e saj dhe se Forcat tona të Armatosura po konsolidojnë kapacitetet për të përmbushur detyra gjithnjë e më të rëndësishme në kuadër të NATO-s”, tha ministri Nufi.

Sipas tij, “Për Shqipërinë, ky mision ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për lidhjen vëllazërore dhe historike me Kosovën, por edhe sepse siguria dhe stabiliteti i Kosovës lidhen drejtpërdrejt me paqen dhe sigurinë e Shqipërisë dhe gjithë rajonit tonë.”

“Në këtë kuadër, angazhimi ynë në KFOR mbetet i palëkundur! Dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar që të vijojmë të përmbushim përgjegjësitë tona me seriozitet, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë, në shërbim të sigurisë së përbashkët”, – u shpreh ministri Nufi, ndërsa cilësoi ndër të tjera se kontributi i Shqipërisë për sigurinë ndërkombëtare nuk kufizohet vetëm në këtë mision, por ai është pjesë gjithashtu e operacioneve të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të Kombeve të Bashkuara.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin të pranishëm Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji, Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Voci, komandantë dhe drejtues të Forcave të Armatosur, si dhe familjarë të efektivëve që nisen me mision.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.