🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 21 Tetor 2026
S&P 500 7,714 ▲0.02%
DOW 52,437 ▼0.11%
NASDAQ 26,530 ▲0.4%
NAFTA 97.75 ▼0.07%
ARI 4,142 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,854 ▲ +0.77% ETH $2,470 ▲ +0.14% XRP $1.3617 ▲ +1.98% SOL $106.5400 ▼ -1.57%
S&P 500 7,714 ▲0.02 % DOW 52,437 ▼0.11 % NASDAQ 26,530 ▲0.4 % NAFTA 97.75 ▼0.07 % ARI 4,142 ▼0 % S&P 500 7,714 ▲0.02 % DOW 52,437 ▼0.11 % NASDAQ 26,530 ▲0.4 % NAFTA 97.75 ▼0.07 % ARI 4,142 ▼0 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Boterori

Armando Sadiku ‘var’ këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Kombëtares tërhiqet nga futbolli i luajtur!

Armando Sadiku thotë ‘mjaft’. Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare mori vendimin për të varur këpucët në gozhdë në moshën 35 vjeçare gjë që e konfirmoi vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

‘Faleminderit, futboll! Do të më mungosh-shkruante Armando Sadiku në postimin e tij ku kishte publikuar edhe një video emocionuese me momentet më të mira gjatë karrierës së tij.

Tani Armando Sadiku do të nisë një karrierë të re, këtë radhë pas një tryeze zyre pasi do të jetë në rolin e Drejtorit Sportiv të Bellinzonës në Zvicër, diçka që u konfirmua nga vetë klubi helvet përpara pak ditësh.

Armando Sadiku është një prej shënuesve më të mirë në Kombëtaren shqiptare. Sulmuesi ka shënuar 12 gola me fanellën kuqezi në 38 ndeshje të zhvilluara në total.

Por momenti që do të kujtohet më shumë nga karriera e Armando Sadikut, është goli historik i shënuar prej tij në ndeshjen ndaj Rumanisë në Evropianin e Francës në vitin 2016, gol që i dha fitoren e vetme skuadrës sonë përfaqësuese në atë kompeticion madhor në pjesëmarrjen e saj të parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.