Kronika

Kontrabandë nafte në portin e Durrësit, 4 të arrestuar

Katër persona janë vënë në pranga nga policia kufitare e portit të Durrësit për kontrabandë të naftës së anijeve të peshkimit.
Sipas burimeve zyrtare të policisë janë vënë në pranga Sadri Haklaj, 31 vjeç nga Tirana, Françesko Gërdeci, 24 vjeç nga Shijaku, Sadik Krasnaj, 33 vjeç nga Durrësi dhe Artur Zhugri, 20 vjeç nga Kavaja.
Hetimet e policisë nisën pas një raportimi të ardhur në portalin e Komisariatit Dixhital, ku denoncohej kontrabandë nafte në portin e Peshkimit në Durrës.
Katër të arrestuarit, në Kalatën Lindore, në Ish -Kantierin Detar Durrës janë kapur në flagrancë ku në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin vjedhur me qëllim shitjen jashtë territorit të Portit Durrës, naftë të marrë në anijet e peshkimit.
Janë sekuestruar dy bidona me një sasi prej 60 litra naftë, gjashtë bidona bosh, një bateri, një pompë me tuba dhe tela të montuar , e cila shërbente për thithjen e naftës nga depozitat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button