Politika

Reforma në drejtësi, Halimi: PS hodhi poshtë skemën e Venecias

Një ditë pas publikimit të draftit të reformës në drejtësi të ekspertëve të nivelit të lartë, përfaqësuesit e PD-së akuzojnë maxhorancën se synon kapjen politike të drejtësisë. Ata kanë këmbëngulur në zgjedhjen me 2/3 të votave të përfaqësuesve të sistemit  të drejtësisë.

“Kemi propozuar që emërimi i këtyre personave në institucionet e drejtësisë të bëhen më një shumicë në Parlament, që të mos lejojë kryeministrin, kushdo qoftë ai që ta ketë në kontroll sistemin e drejtësisë. Situata në Parlament është sot që Edi Rama ka një shumicë mbi 84 vota, e konstatuar pikë më pikë nga komisioni Venecias”, tha Eduard Halimi.

Edhe vetë rekomandimet e Komisionit të Venecias tonë se me 84 vota, që aktualisht maxhoranca i disponon, ‘çimentohet kapja politike”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button