Korçë, plagosje me armë zjarri në qendër të qytetit
Një person është qëlluar me armë zjarri në lagjen nr.7 të qytetit të Korçës, pak pas mesditës së të hënës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Don Gjon Buzuku”.
Paraprakisht, policia njofton se ka mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar autorin e dyshuar të saj.
Ndërkohë, i plagosuri është shoqëruar menjëherë drejt spitalit të qytetit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.