Korçë, prokuroria kërkon 68 vite burg për grupin e narkotikëve
Prokuroria e Korçës ka kërkuar 68 vite burgim për 7 nga 11 persona e akuzuar si pjesë e një grupi që prodhonte dhe shiste lëndë narkotike të llojit hashash.
Këta shtetas u ndaluan në kuadër të operacionit të koduar “Velçan, në përfundim të të cilit u zbuluan dhe sekuestruan 720 kilogramë hashash.
Procesi ndaj këtyre të pandehurve u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe ata do të përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë. Ndërkohë, për 4 anëtarë të tjerë të këtij grupi, të akuzuar për të njëjtën vepër penale, po zhvillohen procese gjyqësore të veçuara.
Prokuroria e Korçës kërkon gjithashtu dënimin me gjobë edhe për 4 persona të tjerë, të akuzuar për “Moskallëzim krimi”, pasi nga hetimi ka rezultuar se kanë qenë në dijeni të veprimtarisë së 11 personave të mësipërm, por nuk kanë marrë pjesë aktive në sigurimin dhe transportimin e lëndës narkotike.
Prokuroria e Korçës kërkon dënimet, si më poshtë:
1. Mariglen Zaçellari, të dënohet me 12 vjet burgim
2. Mikel Çyçllari, të dënohet me 11 vjet burgim
3. Mirsen Zaçellari, të dënohet me 11 vjet burgim
4. Nikola Blacëri, të dënohet me 10 vjet burgim
5. Kristjano Tota, të dënohet me 9 vjet burgim
6. Geront Latollari, të dënohet me 8 vjet burgim
7. Xhuljano Salaj, të dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim
Në gjykim të veçuar
12. Elton Tota
13. Gen Tota
14. Nexhip Ibrahimllari
15. Emanuel Çyçllari