Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 89.07 ▲1.07%
ARI 4,834 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,361 ▲ +0.58% ETH $2,333 ▲ +0.54% XRP $1.4058 ▲ +3.58% SOL $85.0700 ▲ +2.21%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 89.07 ▲1.07 % ARI 4,834 ▲0.21 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 89.07 ▲1.07 % ARI 4,834 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Bota

Kore e Jugut, ish-presidentja merret në pyetje për korrupsion

Presidentja e shkarkuar e Koresë së Jugut po merret në pyetje nga prokurorët në lidhje me skandalin e korrupsioni që e lëvizi nga detyra.

Kur mbërriti në zyrën e prokurorit, Park Geun hye u tha gazetarëve se i vinte keq për veprimin e saj. “Më vjen keq për njerëzit. Do të bashkëpunoj me besnikëri gjatë marrjes në pyetje”, tha ajo.

Zonja Park u rezistoi përpjekjeve për ta pyetur gjatë kohës që ishte presidente, por ajo humbi imunitetin sapo gjyqtarët mbështetën vendimin e parlamentit për ta hetuar.

Tani ajo mund të akuzohet për favorizim të njerëzve të afërt të saj për të zhvatur para nga firmat e mëdha. Mikesha e ngushtë e ish-presidentes, Choi Soon sil është akuzuar gjithashtu për ryshfet dhe korrupsion.

Prokurorët pritet të mbajnë zonjën Park në zyrën e tyre për një seancë maratonë marrjeje në pyetje, që pritet të zgjasë deri në orët e vona të natës.

Një nga avokatët e saj deklaroi se, një mjek do të kontrollojë herë pas here shëndetin e Park, pasi gjendja e saj nuk është e mirë.

Ditën e martë, mbështetësit e ish-presidentes u mblodhën jashtë shtëpisë së saj në periferi të Seulit dhe brohoritën në momentin kur ajo doli për t’u shoqëruar nga policia. Njerëzit valëvisnin flamurin koreano-jugor, simbol i lëvizjes pro-Park.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.