Kronika

Shqiptari goditet me thikë në Gjermani, autorët arratisen

Një shqiptar në Gjermani ka ndërruar jetë pasi është sulmuar nga disa persona të panjohur. “Focus.de” shkruan se disa persona të panjohur kanë therur me thikë në Leipzig të Gjermanisë një shqiptar e ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 5:47, teksa ai ka dalë nga shtëpia.

Për fat të keq, në vend nuk kanë mbetur shenja që mund të ndihmojnë hetimet, pasi shiu ka fshirë gjurmët.

Disa persona kishin informuar policinë pak para orës 6:00 të mëngjesit të së premtes, se në lagje ka pasur një konfrontim. Këtë e ka konfirmuar një zëdhënës i policisë gjermane, transmeton albinfo.ch. Ende nuk janë dhënë detaje se nga kush është sulmuar shqiptari dhe cilat janë motivet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button