Arte
Ekspozita “Univers” rikthen artin e piktorit Gent Bushin nga SHBA-ja

Piktori Genti Bushi rikthehet në Shqipëri, jo më si vizitor nga SHBA-ja, por me një ekspozitë personale në Galerinë e Tiranës.

Brenda këtyre tablove ka cikle me punë në formën e një ore muri, që krijojnë imazhin e kohës që po ikën shpjet. Një cikël tjetër në punët e Bushit janë qytetërimet e humbura.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun për dy javë në Galerinë e Tiranës. Genti Bushi shpjegon që jetesa në SHBA nuk është e lehtë për një artist. Ndërsa është i detyruar të bëjë një punë tjetër përgjatë ditës, nata i takon artit.