⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,755 ▲0.55%
DOW 52,681 ▲0.35%
NASDAQ 26,727 ▲1.14%
NAFTA 97.21 ▼0.62%
ARI 4,147 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,660 ▲ +2.54% ETH $2,516 ▲ +3% XRP $1.3851 ▲ +4.7% SOL $108.5300 ▲ +2.2%
S&P 500 7,755 ▲0.55 % DOW 52,681 ▲0.35 % NASDAQ 26,727 ▲1.14 % NAFTA 97.21 ▼0.62 % ARI 4,147 ▲0.1 % S&P 500 7,755 ▲0.55 % DOW 52,681 ▲0.35 % NASDAQ 26,727 ▲1.14 % NAFTA 97.21 ▼0.62 % ARI 4,147 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Mali i Zi

KOS: MALI I ZI PËRMBUSHI DETYRIMET NË KAPITULLIN 24, TANI VIJON ZBATIMI I REFORMAVE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se Mali i Zi ka përmbushur të gjitha detyrimet e mbetura në kuadër të Kapitullit 24, që lidhet me drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, ndërsa hapi i radhës është zbatimi i reformave të miratuara.

Në një intervistë për agjencinë MINA, ajo shprehu bindjen se Mali i Zi mund t’i mbyllë të gjithë kapitujt negociues deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa Traktati i Anëtarësimit me Bashkimin Evropian mund të nënshkruhet gjatë vitit 2027.

Kos theksoi se përparimi kërkon përfundimin e reformave kushtetuese, emërimet e mbetura në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorisë, si dhe krijimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sa u përket çështjeve të hapura me Kroacinë, ajo tha se zgjidhja e tyre do të varet nga marrëveshja mes dy vendeve, duke nënvizuar se çështjet dypalëshe nuk duhet të pengojnë procesin zyrtar të anëtarësimit, megjithëse mbështetja e të 27 shteteve anëtare është e domosdoshme.

Kos vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së dhe përmirësimin e imazhit të vendit në Evropë, duke theksuar se reformat dhe investimet mund të sjellin vende të reja pune, paga më të larta dhe mirëqenie më të madhe për qytetarët.

Ajo shtoi se masat ekonomike të qeverisë duhet të jenë në përputhje me qëndrueshmërinë e financave publike dhe të sistemit pensional.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.