☁️
Tiranë 20°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▲0.68%
DOW 52,781 ▲0.54%
NASDAQ 26,749 ▲1.23%
NAFTA 97.06 ▼0.78%
ARI 4,154 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,635 ▲ +2.09% ETH $2,516 ▲ +2.53% XRP $1.3857 ▲ +4.17% SOL $108.5800 ▲ +1.71%
S&P 500 7,765 ▲0.68 % DOW 52,781 ▲0.54 % NASDAQ 26,749 ▲1.23 % NAFTA 97.06 ▼0.78 % ARI 4,154 ▲0.28 % S&P 500 7,765 ▲0.68 % DOW 52,781 ▲0.54 % NASDAQ 26,749 ▲1.23 % NAFTA 97.06 ▼0.78 % ARI 4,154 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Bota

STRASBURG – Kontrolle në zyrat e një grupimi të djathtë në PE për dyshime mbi fondet e BE-së

STRASBURG, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Kontrolle u kryen sot në zyrat e Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës dhe në Bruksel, njoftoi grupi nacionalist i djathtë “Patriotët për Evropën” (PfE).

Veprimet u ndërmorën në kuadër të një hetimi për përdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian nga një grup parlamentar që nuk ekziston më.

Prokuroria Publike Evropiane (EPPO) konfirmoi se kontrollet u zhvilluan në ambiente në Francë dhe Belgjikë, si pjesë e një hetimi në vazhdim. Institucioni nuk bëri të ditur emrin e grupit që po hetohet dhe sqaroi se nuk do të publikojë hollësi të tjera për momentin, për të mos rrezikuar ecurinë e procedurave.

Grupi “Patriotët për Evropën” deklaroi se kontrollet duket se lidhen me një kallëzim të paraqitur kundër grupit “Identiteti dhe Demokracia” (ID), i cili u shpërbë në vitin 2024.

Sipas audituesve të Parlamentit Evropian, anëtarët e këtij grupi dyshohet se kanë keqpërdorur të paktën 4,3 milionë euro nga fondet e BE-së gjatë legjislaturës 2019–2024.

Sipas raportit të auditimit, një pjesë e parave përfunduan te kompani të lidhura ngushtë me grupin, si dhe te shoqata që mbështesnin aktivistë kundër abortit.

Grupi ID përfshinte më parë Tubimin Kombëtar të Francës (RN), Alternativën për Gjermaninë (AfD), Partinë e Lirisë së Austrisë (FPÖ) dhe Lidhjen e Italisë (Lega).

RN, FPÖ dhe Lega janë aktualisht pjesë e grupit “Patriotët për Evropën”.

Megjithatë, ky i fundit këmbëngul se nuk ka “vazhdimësi ligjore” mes dy grupeve parlamentare.

Eurodeputeti francez Jean-Paul Garraud, nga Tubimi Kombëtar, deklaroi se kontrollet kishin në shënjestër zyrat e punonjësve të ish-grupit “Identiteti dhe Demokracia”.

Ndërkohë, një zëdhënës i Alternativës për Gjermaninë bëri të ditur se zyrat e kësaj partie nuk ishin përfshirë në kontrolle.

Hetimi vijon, ndërsa autoritetet evropiane nuk kanë dhënë ende hollësi të mëtejshme mbi përgjegjësitë e mundshme./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.