☁️
Tiranë 20°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▲0.68%
DOW 52,781 ▲0.54%
NASDAQ 26,749 ▲1.23%
NAFTA 97.06 ▼0.78%
ARI 4,154 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,635 ▲ +2.09% ETH $2,516 ▲ +2.53% XRP $1.3857 ▲ +4.17% SOL $108.5800 ▲ +1.71%
S&P 500 7,765 ▲0.68 % DOW 52,781 ▲0.54 % NASDAQ 26,749 ▲1.23 % NAFTA 97.06 ▼0.78 % ARI 4,154 ▲0.28 % S&P 500 7,765 ▲0.68 % DOW 52,781 ▲0.54 % NASDAQ 26,749 ▲1.23 % NAFTA 97.06 ▼0.78 % ARI 4,154 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Berisha dha urdhër që ta zhdukte”- Flet djali i Remzi Hoxhës: 31 vite padrejtësi, kërkojmë eshtrat e babait!

Ardian Hoxha, djali i biznesmenit të rrëmbyer dhe zhdukur pa gjurmë nga SHIK-u, Remzi Hoxhës, ka folur për drejtësinë e munguar në rastin e të atit, duke thënë se familja e tij ka 31 vjet që kërkon eshtrat e tij.

Hoxha ka deklaruar se përgjegjësia për rastin u është atribuuar katër personave, ndërsa në shkallën e dytë të gjykimit faji i është atribuuar Ilir Kumbaros.

Ai është shprehur se nuk kishte pritur zgjidhje nga Berisha, duke pretenduar se regjimi i tij e ka vrarë të atin.

Hoxha ka thënë se familja e tij ndien dhimbjen dhe bashkëndien indinjatën e qytetarëve në Shqipëri për mungesën e drejtësisë.

Ai ka theksuar gjithashtu se, sipas tij, edhe në Serbi janë gjetur eshtrat, ndërsa për rastin e Remzi Hoxhës mungon vullneti politik për zbardhjen e plotë të çështjes.

“Fajin ua lanë 4 personave. Në shkallën e dytë, fajin ia lanë Ilir Kumbaros. Ne po kërkojmë që eshtrat të na i sjellin. Kemi 31 vite që kërkojmë eshtrat. Nuk e kemi pritur nga Berisha, sepse regjimi i tij e ka vrarë. Nga Edi Rama, që është në mandatin e katërt dhe e kanë përdorur rastin e babit tim vetëm kur kanë qenë në opozitë. Në Shqipëri ndiejmë dhimbje dhe e bashkëndiejmë atë indinjatë të qytetarëve, sepse vetëm drejtësi që nuk ka. Edhe në Serbi janë gjetur eshtrat. Nuk ka vullnet politik”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.