⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 98.02 ▲0.9%
ARI 4,150 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,536 ▲ +1.66% ETH $2,487 ▲ +1.12% XRP $1.3728 ▲ +2.57% SOL $107.5300 ▲ +0.52%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.02 ▲0.9 % ARI 4,150 ▲0.01 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.02 ▲0.9 % ARI 4,150 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
22 Tet 2026
Breaking
Mali i Zi

Kos u takua me opozitën malazeze, Vukoviq: Komisionerja i bëri të qartë Mandiqit qëndrimin për ngushëllimin për Mlladiqin

Përfaqësuesit e opozitës malazeze u takuan të mërkurën me komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila ndodhet në Mal të Zi për Samitin e Procesit të Berlinit. Siç njofton portali Analitika, pas takimit, nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Ivan Vukoviq, tha se komisionerja theksoi se Mali i Zi, pa mbështetjen e fortë të opozitës, nuk do të kishte përparuar kaq shumë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas Vukoviqit, Kos tha se suksesi i Malit të Zi në këtë plan është i përbashkët dhe se ai nuk duhet reduktuar në shembuj të votimeve konkrete. Vukoviq i bëri këto deklarata si i ftuar në televizionin E, raporton Analitika.

Pjesa më e ndjeshme e takimit, sipas rrëfimit të Vukoviqit, kishte të bënte me kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiq. Kos, sipas tij, e përdori bisedën me Mandiqin për t’i bërë qartësisht të ditur se ç’mendon për ngushëllimin që ai shprehu për vdekjen e kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq.

Vukoviq tha se nuk pati përgjigje të drejtpërdrejtë pse Delegacioni i BE-së nuk reagoi më ashpër ndaj lavdërimit të një krimineli lufte, por se nga ajo çka tha komisionerja është plotësisht e qartë se për çfarë bëhet fjalë. Sipas tij, Mali i Zi, me të gjitha problemet, me një kryetar të tillë të Kuvendit dhe me njerëz të tillë në pushtet, nga perspektiva e Brukselit mbetet një histori suksesi dhe një shembull i ndritshëm në rajon.

Në takim, sipas Vukoviqit, morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive opozitare proevropiane, të cilët ishin unanimë në qëndrimin se ajo që bëjnë përfaqësuesit e BE-së në fakt nuk i sjell dobi Malit të Zi dhe nuk i forcon vlerat evropiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.