Politika

SEECP-Meta: Forcimi i perspektivës europiane, rol kyç në thellimin e bashkëpunimit

– Takohen në Tiranë kryetarët e Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të SEECP-t –

META-KUVENDIKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha sot se forcimi i perspektivës europiane për secilin vend të rajonit tonë është kyç për thellimin e bashkëpunimit mes tyre.
Në kuadër të presidencës shqiptare të kësaj organizate, sot në Tiranë janë mbledhur kryetarët e Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të këtyre vendeve, të cilët po diskutojnë rreth shkëmbimit të përvojave të vendeve të rajonit tonë në procesin e integrimit.
Në fjalën e tij, kryetari Meta e vlerësoi takimin si një përpjekje për ta kthyer SEECP në një platformë bashkëpunimi të të gjitha vendeve të rajonit, në mbështetje të axhendës së përbashkët të integrimit në BE.
Kreu i Kuvendit theksoi se zhvillimet e fundit në hapësirën europiane, situata në Lindjen e Mesme, sfidat e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kriza globale na detyrojnë ta shohim të ardhmen tonë me një shikim më të mprehtë.
“Pavarësisht, lodhjes së disa vendeve nga zgjerimi i BE, të cilin ne këtu vazhdojmë ta shohim si projektin politik dhe gjeostrategjik më të suksesshëm për garantimin e paqes e stabilitetit. Ne sot kemi më shumë arësye për të rritur ndjeshëm bashkëpunimin tonë rajonal”, u shpreh Meta, ndërsa shtoi se forcimi i perspektivës europiane për secilin vend të rajonit tonë është kyç për thellimin e bashkëpunimit.
“Koha e politikave të vjetëruara dhe nacionalizmave destruktive ka kaluar tashmë në Ballkan dhe sot është koha e qasjes pragmatike, duke shembut barrierat administrative dhe duke hapur rrugë t e zhvillimit ekonomik. Kjo, sipas tij, do të sjellë më shumë mundësi punësimi për qytetarët dhe më tepër stabilitet për gjithë rajonin, nënvizoi kryetari i Kuvendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button