🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 99.93 ▲1.41%
ARI 4,140 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,563 ▼ -1.25% ETH $2,393 ▼ -1.38% XRP $1.2988 ▼ -0.94% SOL $104.4200 ▼ -0.94%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.93 ▲1.41 % ARI 4,140 ▼0.48 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.93 ▲1.41 % ARI 4,140 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Kosova e dyta në Evropë” – APK me sukses në inovacionin anti-korrupsion

Kosova ka shënuar një arritje të rëndësishme në fushën e inovacionit kundër korrupsionit. Nisma e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), “Shkolla për Integritet dhe Parandalim të Korrupsionit: Fuqizimi i të Rinjve për të Ndërtuar një Kulturë të Integritetit”, u përzgjodh ndër pesë projektet më inovative në Evropë dhe pas procesit të votimit nga institucionet pjesëmarrëse të rrjetit, u rendit në vendin e dytë.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

Sipas njoftimit thuhet se kjo arritje u bë e ditur sot pas vlerësimeve që janë bërë në kuadër të Konferencës së 25-të Vjetore Profesionale dhe Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Evropian kundër Korrupsionit (EPAC) dhe Rrjetit Evropian të Pikave të Kontaktit kundër Korrupsionit (EACN), të mbajtur nga 5 deri më 7 tetor 2026 në Budva të Malit të Zi.

“Në konferencë, APK-ja u përfaqësua nga delegacioni i kryesuar nga Drejtori Yll Buleshkaj, së bashku me Udhëheqësin e Divizionit për Sinjalizim, Milot Shala. Ngjarja mblodhi autoritete anti-korrupsion, organe të mbikëqyrjes së policisë, institucione të BE-së dhe organizata ndërkombëtare për të shkëmbyer përvoja rreth mbrojtjes së interesave financiare të BE-së, Inteligjencës Artificiale dhe mbrojtjes së sinjalizuesve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim: “Ky sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën në inovacionin anti-korrupsion është arritur pasi nisma e APK-së, ‘Shkolla për Integritet dhe Parandalim të Korrupsionit: Fuqizimi i të Rinjve për të Ndërtuar një Kulturë të Integritetit’, e zbatuar në bashkëpunim me D+, u zgjodh në mesin e 5 projekteve më inovative nga 114 institucione në Evropë. Pas procesit të votimit, projekti u kurorëzua në vendin e dytë nga institucionet pjesëmarrëse të rrjetit. Gjatë Asamblesë së Përgjithshme u miratua edhe Deklarata e Budvës, e cila thekson rëndësinë e bashkëpunimit praktik kundër korrupsionit dhe shpreh shqetësimin për tendencat e kufizimit të pavarësisë së institucioneve të parandalimit të korrupsionit në disa vende. Deklarata nënvizon rëndësinë e ruajtjes së autonomisë operacionale të këtyre institucioneve dhe të mbrojtjes së sinjalizuesve”.

Përmes kësaj nisme me të cilën Kosova u rendin e dyta në Evropë, APK-ja riafirmon rëndësinë e edukimit të të rinjve si një nga shtyllat e parandalimit të korrupsionit dhe të ndërtimit të një kulture të integritetit në shoqëri. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.