☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 98.03 ▼1%
ARI 4,185 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,428 ▲ +0.37% ETH $2,426 ▲ +0.26% XRP $1.3057 ▲ +0.52% SOL $104.9300 ▲ +0.84%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.03 ▼1 % ARI 4,185 ▲0.1 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.03 ▼1 % ARI 4,185 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kosova feston 9 Majin, Palatova: Ju duam pjesë e këtij Bashkimi Evropian

Në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizoi një sërë aktivitetesh festive në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, organizata të ndryshme dhe qytetarë.

Aktivitetet nisën me hapjen e ekspozitës “Me art festojmë Evropën”, ndërsa më pas u mbajt performanca e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”. Po ashtu, në kuadër të organizimeve u zhvillua edhe Këndi i BE-së për fëmijë si dhe panairi “Team Europe”.

Ushtuesja e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, tha se Bashkimi Evropian për më shumë se 25 vjet ka qenë partneri kryesor dhe mbështetësi më i madh financiar i Kosovës.

Ajo theksoi se që nga viti 1999, BE-ja ka investuar mbi 3.7 miliardë euro në Kosovë, investime të cilat, sipas saj, kanë sjellë përmirësime në arsim dhe sektorë të ndryshëm të jetës.

Eva Palatova

“Dita e Evropës, 9 Maj, ka të bëjë me partneritetin dhe partneritetin e kemi këtu, vetëm shikoni përreth jush. Këtu rreth jush shihni ekipe të ndryshme, organizata të ndryshme duke përfshirë EULEX-in, por po ashtu edhe përfaqësues të bizneseve dhe shoqërisë civile. Prandaj, kjo shërben për përforcimin e partneritetit tonë ekonomik dhe shoqëror. Po ashtu jemi të nderuar që sot kemi shoqatën, pra edhe ekipin nga Ukraina që janë këtu, asociacioni ukrainas-kosovar. Kjo është dëshmi që miqësia dhe partneriteti kalon kufijtë edhe të Bashkimit Evropian”, u shpreh ajo.

Në fund, Palatova falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe uroi qytetarët për Ditën e Evropës.Deklarata e 9 majit e vitit 1950 është koha kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. Kjo ditë tashmë ka vjet që festohet edhe në Kosovë, ku për nder të saj, do të organizohen aktivitete të ndryshme nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë./KosovaPress

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.