Kosova me presidente të re, urimi i parë nga presidenti Begaj: Në çdo sfidë e hap Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Begaj në një postim në Facebook shkruan se në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë.
“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës!
Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë”, shkruan Begaj. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.