🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 89.73 ▲0.32%
ARI 4,162 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $84,144 ▼ -1.74% ETH $2,616 ▼ -3.43% XRP $1.4720 ▼ -1.94% SOL $118.5900 ▼ -1.36%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.73 ▲0.32 % ARI 4,162 ▼0.6 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.73 ▲0.32 % ARI 4,162 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Bota

MOSKË – Lavrov: Rusia po monitoron përgatitjet e NATO-s për luftë

MOSKË, 7 tetor /ATSH -AA/ -Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Rusia po monitoron nga afër deklaratat e NATO-s lidhur me përgatitjet për një sulm të mundshëm rus, duke paralajmëruar se Moska mbetet vigjilente.

“Pra, ne dëgjojmë se çfarë thuhet, por, siç thotë edhe shprehja, ne qëndrojmë vigjilentë”, tha Lavrov në një konferencë për media në Moskë, pas bisedimeve me ministrin e Punëve të Jashtme të Timorit Lindor, Bendito Freitas.

Lavrov tha se Moska është e përqendruar në përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga presidenti Vladimir Putin për luftën në Ukrainë, përfshirë parandalimin e kërcënimeve nga fqinjët e saj perëndimor.

Ai iu referua gjithashtu tensioneve të fundit lidhur me Kaliningradin, duke shtuar se Putin e ka bërë të qartë se çdo sulm ndaj gjysmë-eksklavës ose ndaj ndonjë pjese tjetër të Rusisë do të marrë përgjigje.

“Kur ne lëshuam një deklaratë shumë të qartë në përgjigje të kërcënimeve nga vendet baltike dhe anëtarë të tjerë të NATO-s, të cilët kanë dalë jashtë kontrollit, për të sulmuar rajonin e Kaliningradit, menjëherë u siguruam si nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ashtu edhe nga përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në NATO, (Matthew) Whitaker, se aleanca nuk ka plane për të sulmuar Rusinë dhe as nuk mund ta bëjë këtë dhe se NATO është, në fund të fundit, një aleancë mbrojtëse”, tha ai.

Lidhur me Afganistanin, Lavrov tha se Rusia shpreh keqardhje që pjesëmarrësit në konsultimet e fundit të Formatit të Moskës nuk arritën të miratonin një dokument përfundimtar për shkak të tensioneve mes Kabulit dhe Afganistanit.

Ai pretendoi se mosmarrëveshja lidhej pjesërisht me praninë e militantëve të DEASH-it në të dyja vendet dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund ndërhyrjes nga vendet jashtë rajonit.

“Unë nuk kam absolutisht asnjë dyshim se si Afganistani, ashtu edhe Pakistani janë të interesuar për normalizimin e marrëdhënieve. Rusia po bën gjithçka që mundet për të lehtësuar zgjidhjen e problemeve të vazhdueshme dhe atyre që shfaqen rishtazi”, tha ai.

– Bisedimet Rusi-Timori Lindor

Lavrov i përshkroi bisedimet me Freitas si “jashtëzakonisht produktive” dhe tha se të dyja palët diskutuan zgjerimin e bashkëpunimit në sektorët e energjisë, minierave, peshkimit dhe turizmit.

Ai tha se Rusia ishte e gatshme të rrisë furnizimet me energji për vendin e Azisë Juglindore dhe shprehu mbështetje për zgjerimin e bashkëpunimit në arsim dhe në fushën e zbatimit të ligjit.

Dy ministrat gjithashtu diskutuan bashkëpunimin përmes ASEAN-it dhe zhvillimet në rajonin e Azi-Paqësorit, ndërsa Lavrov kritikoi përpjekjet e Perëndimit për të krijuar struktura ekskluzive të bazuara në blloqe, jashtë kornizës së përqendruar te ASEAN-i.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.