Vijojnë takimet e “Pranisë Besnike”, Rama: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur këtë të mërkurë se po vijojnë takimet e përjavshme të “Pranisë Besnike”.
Siç bën të ditur kreu i qeverisë, është diskutuar Buxheti 2027, i cili do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë.
Krahas shkrimit, kryeministri ka ndarë edhe videon me ministrat, me të cilët po diskuton për pikat e mësipërme.
“MIRËMËNGJES, dhe me punën që vijon me takimet e “Pranisë Besnike”, ndërkohë që po diskutojmë Buxhetin 2027, i cili do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.