🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
₿ CRYPTO
BTC $64,272 ▲ +1.54% ETH $1,743 ▲ +2.16% XRP $1.1536 ▲ +1.77% SOL $73.4800 ▲ +6.05%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
21 Jun 2026
Breaking
Kronika

Kosova nis forca ushtarake për luftën ndaj zjarreve në Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka njoftuar se trupa të FSK-së janë nisur drejt Shqipërisë për të ndihmuar në operacionet kundër zjarreve. Lëvizja e trupave u bë menjëherë sapo dha firmën edhe presidentja Osmani.

“Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

Pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje, kam siguruar homologun tim , ministrin Peleshi, se vullneti im për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës më në krye kryeministrin Kurti dhe Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani.

Kam dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës së FSK-së dhe gatishmërinë e tij, dhe me dhënien e autorizimit zyrtar nga ana e Komandantes Supreme të Forcave të Armatosura, Presidentes Osmani, tani kontingjenti i FSK-së është nisur drejtë zonave të prekura për angazhim në operacion në kuadër të forcave reaguese të Republikës së Shqipërisë. Së bashku jemi më të fortë në kohë të vështira me vëllezërit e motrat tona!” – shkruan ministri i mbrojtjes së Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.