☁️
Tiranë 19°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 91.00 ▼0.54%
ARI 4,174 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $81,849 ▼ -1.69% ETH $2,481 ▼ -3.54% XRP $1.3882 ▼ -2.29% SOL $109.2600 ▼ -5.96%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.00 ▼0.54 % ARI 4,174 ▲0.4 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.00 ▼0.54 % ARI 4,174 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kosova renditet e dyta ndër dy vendet më të varfra në Evropë, reagon Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka reaguar pas lajmit se Kosova është renditur ndër dy vendet më të varfra në Evropë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Hamza tha se ky lajm duhet ta shqetësojë vendin pasi siç tha “tregon qartë kah po rrëshqet vendi ynë”.

“Kosova është renditur ndër dy vendet më të varfra në Evropë, me vetëm Ukrainën, e cila ndodhet në gjendje lufte, para nesh. Një lajm që duhet të na shqetësojë të gjithëve, sepse tregon qartë kah po rrëshqet vendi ynë”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, kjo është pasqyra e përditshmërisë së familjeve tona, e qytetarëve që po e kanë çdo ditë më të vështirë ta përballojnë jetën, e të rinjve që po e humbin besimin se mund ta ndërtojnë të ardhmen këtu.

“Viteve të fundit, energjia e pushtetit është harxhuar në përçarje, propagandë dhe konflikte të pafundme politike, ndërkohë që qytetarët kanë mbetur të vetmuar përballë çmimeve të larta, pasigurisë dhe mungesës së perspektivës. Kosova ka nevojë për një kthesë të madhe. Nëse kjo gjendje vazhdon edhe pak, pasojat do të jenë afatgjata”.

I pari i PDK-së tha se Kosova ka nevojë për institucione seriose që punojnë për mirëqenien e secilit qytetar.

“Për kthim kah bashkëpunimi, puna, zhvillimi dhe partneriteti me miqtë tanë. Ka nevojë për institucione serioze që punojnë për mirëqenien e secilit qytetar, për stabilitetin e shtetit dhe për një jetë më të mirë për familjet tona. Ky vend meriton më shumë. Dhe unë besoj se bashkë mund t’ia kthejmë Kosovës drejtimin e duhur, para se të bëhet tepër vonë”, ka shkruar ndër të tjera Hamza. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.